Ylli televiziv, Kim Kardashian ka bërë një marrëveshje bashkëpunimi me brendin gjigand të veshjeve, “Balenciaga”, raporton TMZ.
Kim është ambasadorja e re e brendit dhe këtë e bëri të ditur përmes një deklarate të cilën e lëshoi të hënën.
Ajo ka thënë se gjithmonë i kanë pëlqyer veshjet e brendit dhe se është një fanse e madhe e drejtorit kreativ të markës, Demna, pasi ai ka stil modern në krijimin e veshjeve me mjeshtëri artizanale si dhe ka qasje inovative ndaj dizajnit.

Gati dy vjet më parë, “Balenciaga”, pati bërë një kampanjë të marketingut ku shihem fëmijët duke mbajtur nga një lodër pelushi, lodra të cilat kishin disa aksesor të papërshtatshëm për moshën e fëmijëve.

Pas kësaj ngjarje fansat e kritikët e modës e patën vërshuar internetin me komente negative për bendin, gjë që e pati bërë edhe Kimin që të mos veshë më rroba të këtij brendi. Gjithashtu edhe “Balenciaga” u përball me një proces gjyqësor.
Prandaj tani vendimi i Kimit për t’u bërë ambasadore e këtij brendi, i ka çuditur të gjithë, duke nxitur komente se “Balenciaga” mund t’i ketë ofruar një shumë të madhe parash, pasi që Kim pranoi të bëhej ambasadore.

-
Kim Kardashian po ndihmon vajzën e saj 12-vjeçare të krijojë biznes personal
-
“Skims” e Kim Kardashian arrin vlerën e 5 miliardë dollarëve
-
Kim Kardashian reklamon brendin e saj përmes TikTokut
-
Kim Kardashian bashkëpunon me “Swarovskin”
-
Kim Kardashian ka qenë shumë afër të “shpërthente” për sjelljen e Kanye Westit