Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mungesa e mirëmbajtjes, bojkotohet mësimi në shkollën “Imail Qemali”

Shkolla "Ismail Qemali"

Në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë sot nuk është duke u mbajtur mësimi pasi që të enjten Këshilli i Prindërve ka kërkuar që fëmijët të mos dërgohen në shkollë në shenjë reagimi për mungesën e mirëmbajtjes dhe pastrimit të ambientit.

Përveç mësimdhënësve dhe anëtarëve të Këshillit të Prindërve në shkollë nuk gjendet askush tjetër. 

Siç thuhet në kërkesën e këtij Këshilli, drejtuar prindërve, përpjekjet e institucioneve përgjegjëse dhe njoftimet për marrëveshje me sindikatën e punëtorëve tekninë, nuk përbejnë garanci se do të rifillojnë menjëherë shërbimet e pastrimit.

Tutje thuhet se janë raportuar edhe disa raste të reaksioneve alergjike te fëmijët të cilat konsiderohen se duhet të marrin edhe vlerëismin e autoriteteve kompetente shëndetësore.

Ndërkoihë pas paralajmërimit për bojkot të mësimit Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është arritur marrëveshje me Sindikatën e Sektorit Privat të Kosovës dhe se puna e punëtorëve teknikë në shkolla pritet të rifillojë gjatë javës së ardhshme. 

Komuna ka njoftuar se veprimet e nevojshme administrative janë ndërmarrë dhe se pagesat e para janë realizuar sot, ndërsa pjesa tjetër pritet të përfundojë të martën. 

Komuna ka bërë të ditur se deri në rikthimin e punëtorëve teknikë, duke filluar nga e enjtja (dje) sot, pastrimi dhe mirëmbajtja e shkollave do të mbulohen nga Ndërmarrja Publike Banesore dhe ndërmarrja “Pastrimi”. 

Bojkot i mësimit është paralajmëruar edhe në shkollën “Mehmet Gjevori”.