Showbiz

Kidman dhe Urban festojnë përvjetorin e 11-të martesor

Aktorja Nicole Kidman, sot festoi përvjetorin e saj të 11-të martesor me Keith Urban.

Urban është këngëtar australian-amerikan, transmeton Koha.net.

Ai ka postuar në rrjetin social “Instagram” një fotografi me Kidman ku shihen të përqafuar.

“Gëzuar Përvjetorin e dashur, njëmbëdhjetë vjet dhe ndjej sikur je e dashura ime”, ka shkruar Urban.

Dyshja janë martuar në Australi në vitin 2006 dhe kanë dy vajza.