Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Khloé Kardashian flet për fëmijën e saj të dytë

Ylli televiziv, Khloé Kardashian, ka folur hapur rreth rolit të saj si prind, pas ardhjes në jetë të fëmijës së dytë me ish të dashurin, Tristan Thompson.

Gjatë një interviste për revistën “Elle”, ku ajo diskutoi për koleksionin e ri të veshjeve të markës së saj “Good American”, bukuroshja 38-vjeçare po ashtu zbuloi pak nga përvoja e të qenit nënë e dy fëmijëve.

“E di që është klishe ta thuash këtë por po adhuroj gjithçka nga kjo eksperiencë, madje edhe pjesët e vështira”, deklaroi Khloé.

Në fillim të muajit gusht ajo e mirëpriti në jetë fëmijën e dytë, që është djalë, përmes një nëne surrogate. Babai i foshnjës është ylli i basketbollit, Tristan Thompson, me të cilin e ka edhe vajzën katër vjeçare, True.

Ylli i emisionit, “The Keeping Up with the Kardashians”, po ashtu tha se fëmijët e saj e sfidojnë si njeri, duke shtuar se mundësia për t’i formuar këta fëmijë të brishtë në njerëz të rritur dhe të jashtëzakonshëm është vërtet një nder dhe dhuratë për të.

“Ne duhet ta marrim rolin e prindit shumë seriozisht, veçanërisht në ditët e sotme, për faktin se sa shumë qasje kanë ata ndaj informacioneve të ndryshme dhe sa të ekspozuar janë ndaj tyre. Është shumë e frikshme të rrisësh fëmijë në këtë kohë, por unë e marr këtë punë shumë seriozisht. E adhuroj të qenit nënë e dy fëmijëve”.

Edhe Khloe Kardashian kaloi nëpër një periudhë të vështirë të jetës Showbiz Khloe Kardashian kaloi nëpër një periudhë të vështirë të jetës

Khloé ende nuk e ka zbuluar emrin e foshnjës së porsalindur dhe një burim i afërt me familjen e famshme, Kardashian, ka deklaruar për revistën “People” se ajo nuk po ngutet ta bëjë një gjë të tillë.

“Khloé është shumë e lumtur. Sjellja në jetë e një vëllai për vajzën e saj True, ishte një rrugëtim mjaft i vështirë dhe sfidues për të gjithë. Prandaj, ajo është e entuziazmuar që është bërë nënë për herë të dytë”.

Thompson po ashtu është baba i djalit pesë vjeçar, Prince, të cilin e ka me ish të dashurën, Jordan Craig, dhe një djali tjetër të quajtur Theo. Ky i fundit erdhi në jetë tetë muaj më parë nga modelja Maralee Nichols. Pikërisht fakti se basketbollisti e kishte lënë shtatzënë Nicholsin, gjatë kohës sa ishte ende me Khloé Kardashianin, ishte ajo çka i dha fund lidhjes së tyre përgjithmonë.

Image