Ylli televiziv, Khloé Kardashian, më në fund po i gëzon fansat duke ndarë fotografi të djalit të saj të porsalindur.
Themeluesja e kompanisë “Good American” i ka postuar fotografitë e para të foshnjës në rrjetet sociale, me rastin e festës “Halloween”, shkruan CNN-i.
Në njërën pozë, vajza e saj True shihet duke e mbajtur vëllain e vogël në krahë, i cili të veshur e ka një kostum të tigrit.
38-vjeçarja Kardashian, fëmijët i ka me ish të dashurin basketbollist, Tristan Thompson. Djali, emri i së cilit nuk është zbuluar ende për publikun e gjerë, erdhi në jetë në korrik të këtij viti përmes një nëne surrogate.
Edhe
Khloé Kardashian ndan fotografinë e parë të djalit të saj të vogël
Khloe dhe Tristan kanë qenë në lidhje romantike nga viti 2016 deri më 2021, por marrëdhënia e tyre u shoqërua me drama të shumta dhe skandale të tradhtisë nga ana e basketbollistit të famshëm të NBA. Pavarësisht se ata kanë disa muaj që janë bërë prindër, ish-çifti duket se është ndarë përfundimisht.
Në një intervistë të fundit për emisionin e këngëtares Kelly Clarkson, ylli i emisionit “The Kardashian” deklaroi se ende është duke e mësuar veten si të mos e dashurojë Thompsonin.
“Kur thosha se jam duke e mësuar veten si të mos e dashuroj Tristanin, familja, miqtë dhe njerëzit në përgjithësi më thoshin, ‘Në rregull, thjeshtë harroje më atë’. Por unë gjithmonë ju them se një gjë e tillë nuk është e lehtë. Thjeshtë, nuk është lehtë t’i harrosh shprehitë që i ke ndërtuar me vite, apo rutinën e zakonshme, sepse unë sa herë që më ka ndodhur diçka e mirë apo e keqe në jetë, e kam ndarë atë me Tristanin. Të gjitha gjërat e vogla të jetës i kam ndarë me të dhe tani po mësohem si t’i largojë këto shprehi”, deklaroi Khloe.