Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Khloe Kardashian kaloi nëpër një periudhë të vështirë të jetës

Në vend se të ishte duke e përjetuar një prej përvojave më të bukura të jetës, Khloe Kardashian, kaloi nëpër një situatë mjaft të vështirë, raporton portali “Female”.

Themeluesja e kompanisë “The Good American” e mirëpriti në jetë fëmijën e dytë, që është djalë, në gusht të këtij viti. Por, surrogatja të cilën Khloe dhe ish-partneri i saj, Tristan Thompson, e shfrytëzuar për ta sjell në jetë fëmijën e tyre të dytë, mbeti shtatzënë në të njëjtën kohë kur u zbulua se basketbollisti i famshëm i NBA kishte kryer tradhti dhe ishte në pritje të një fëmije me një grua tjetër.

Në promon e sezonit të ri të emisionit “The Kardashians”, ylli televiziv dëgjohet duke thënë: “Jam gati të flas për diçka. Tristani dhe unë po bëhemi me një fëmijë tjetër. Kjo ishte dashur të jetë një periudhë emocionuese për mua, por në fakt, është thjesht një përvojë ndryshe”.

Tutje, Khloe betohet se do të fokusohet në gjërat pozitive në jetë, për ta tejkaluar situatën e vështirë në të cilën e ka vënë Thompsoni.

“Kjo ka qenë një periudhë kohore e vështirë në jetën time, por megjithëkëtë është fillimi i një përvoje pozitive, të lumtur dhe të bukur”.

Edhe Khloé Kardashian flet për fëmijën e saj të dytë Showbiz Khloé Kardashian flet për fëmijën e saj të dytë

Edhe nëna e saj, Kris Jenner, shfaqet e shqetësuar me situatën.

E përlotur, ajo e pranon se e ka shumë të vështirë ta shoh Khloen në dhimbje dhe duke vuajtur.

Gjatë një interviste për revistën “Elle”, bukuroshja 38-vjeçare po ashtu zbuloi pak nga përvoja e të qenit nënë e dy fëmijëve.

“E di që është klishe ta thuash këtë por po adhuroj gjithçka nga kjo eksperiencë, madje edhe pjesët e vështira.

Po ashtu tha se fëmijët e saj e sfidojnë si njeri, duke shtuar se mundësia për t’i formuar këta fëmijë të brishtë në njerëz të rritur dhe të jashtëzakonshëm është vërtet një nder dhe dhuratë për të.

“Ne duhet ta marrim rolin e prindit shumë seriozisht, veçanërisht në ditët e sotme, për faktin se sa shumë qasje kanë ata ndaj informacioneve të ndryshme dhe sa të ekspozuar janë ndaj tyre. Është shumë e frikshme të rrisësh fëmijë në këtë kohë, por unë e marr këtë punë shumë seriozisht. E adhuroj të qenit nënë e dy fëmijëve”.

Edhe Khloe Kardashian “lutet” ta gjejë dashurinë Showbiz Khloe Kardashian “lutet” ta gjejë dashurinë

Khloé ende nuk e ka zbuluar emrin e foshnjës së porsalindur dhe një burim i afërt me familjen e famshme, Kardashian, ka deklaruar për revistën “People” se ajo nuk po ngutet ta bëjë një gjë të tillë.

Thompson po ashtu është baba i djalit pesë vjeçar, Prince, të cilin e ka me ish të dashurën, Jordan Craig, dhe një djali tjetër të quajtur Theo. Ky i fundit erdhi në jetë tetë muaj më parë nga modelja Maralee Nichols. Pikërisht fakti se basketbollisti e kishte lënë shtatzënë Nicholsin, gjatë kohës sa ishte ende me Khloé Kardashianin, ishte ajo çka i dha fund lidhjes së tyre përgjithmonë.