Në episodin e fundit të ‘The Kardashians’, ish-partneri i Khloe Tristan Thompson u bë i sinqertë në lidhje me ndjenjën e fajit për skandalet e tij të shumta të mashtrimit në kohën kur ata ishin bashkë.
Në episodet e reja të serialit “The Kardashians” Khole dhe Tristan shihen duke bërë një bisedë shumë serioze e të sinqertë, raporton BuzzFeedNews.
Në episodet e reja po duket sikur Tristan po ndryshon qëllimet e tij jetësore. Ai pohon se po ka frikë se fëmijët e tij do të turpërohen për sjelljet që ka bërë ai në kohën sa ka qenë në lidhje me nënën e tyre.
"Ata shkojnë në shkollë dhe kanë shokë klase... Gjëja e fundit që dua që ata të bëjnë është të ndihen ndonjëherë në siklet se unë jam babai i tyre", ka thënë Tristan.
Khloe dhe Tristan kanë një histori super të komplikuar, me marrëdhënien e tyre të përsëritur që ka qenë vazhdimisht e lidhur me thashethemet se ai e kishte mashtruar atë.
Vetëm disa ditë para se Khloe të lindte fëmijën e tyre të parë, True, në prill të vitit 2018, Tristan u paraqit duke hyrë në një hotel me një grua misterioze që dukej se kalonte natën me të. Më pak se një vit më vonë, lojtari i NBA u kap në një tjetër skandal të madh pasi ai puthi shoqen e ngushtë të Khloe, Jordyn Woods në një festë në shtëpi.
Edhe
Khloé Kardashian ndan fotografinë e parë të djalit të saj të vogël
Khloe fillimisht i dha fund lidhjes me Tristanin, për shkak të pabesisë së tij, por ajo më vonë përfundoi duke i dhënë atij një shans tjetër dhe duke rindezur marrëdhënien e tyre.
Kjo ndodhi shumë herë derisa ata përfundimisht i dhanë fund lidhjes së tyre në vitin 2021.
Ndërsa Khloe dhe Tristan ishin të fejuar fshehurazi dhe ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë nga një nënë surrogate, atletit i lindi një fëmijë tjetër me trajneren personale, Maralee Nichols, për të cilën nuk ishte në dijeni Khloe.
Për këtë ajo mësoi kur dokumentet ligjore të depozituara nga Maralee dolën në publik.
Maralee paditi Tristanin, duke kërkuar të mbulonte shpenzimet për fëmijën dhe shtatzëninë dhe tre muaj pas lindjes, ajo pretendoi se ai nuk kishte bërë asnjë përpjekje për të takuar djalin e tyre, Theo.
Edhe
Khloé Kardashian ndan fotografinë e parë të djalit të saj të vogël
Khloe kishte deklaruar se gjithë këtë e kishte përjetuar shumë rëndë. "Nuk jam e sigurt se ka një gjë që dhemb më shumë se kjo", ka thënë ajo.
"Çdo gjë është një akt tradhtie, çdo gjë është gënjeshtër, çdo gjë është manipulim. Është mashtrim", kishte thënë ajo.
Pavarësisht se sa e lënduar ishte, Khloe përfundoi duke shpjeguar se ajo ka zgjedhur të ruajë një lidhjen miqësore me Tristanin për hir të fëmijëve që ata kishin bashkë.
Fëmija i tyre i dytë, Tatum, ka lindur korrikun e vitit të kaluar, dhe Khloe që atëherë ka thënë vazhdimisht se ajo dhe Tristan janë vetëm miq dhe angazhohen vetëm në prindërim të përbashkët.
Edhe
Khloe Kardashian “lutet” ta gjejë dashurinë
Pasi Tristani humbi mamanë, Khloe e pranoi atë në shtëpinë e saj, bashkë me vëllain e tij me nevoja të veçanta. Ajo ka thënë se ai është babi i fëmijëve të saj dhe kështu do të vepronte çdokush për një familjar që është në nevojë.
(Përgatiti Vita Abrashi-Kajtazi)