Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kris Jenner tregon arsyet e tradhtisë ndaj ish-burrit, Robert Kardashian

Nëna e vajzave të famshme Kardashian, Kris Jenner, ka treguar arsyet se pse ajo e kishte tradhtuar ish-burrin e saj të ndjerë, avokatin, Robert Kardashian, raporton E News.

Kris dhe Roberti janë prindër të Kimit, Kourtneyt, Khloe dhe Rob Kardashianit. Në një nga episodet e “The Kardashians”, Khloe ka pyetur nënën e saj për arsyet se pse e kishte tradhtuar babanë.

Kris i është përgjigjur asaj duke i shpjeguar se kur njeriu është i ri në moshë nuk mendon mirë rreth pasojave që mund të vijnë nga veprimet e pa menduara.

“Nuk e di, sepse ai ishte një bashkëshort kaq i mirë dhe një baba kaq i mirë. Dhe mendoj se rashë në një situatë ku bëra një gabim të madh. Kjo gjë është pendimi më i madh i jetës sime", ka thënë ajo duke i shpjeguar Khloe se çfarë mendonte në atë kohë.

Po pavarësisht ndarjes ajo vazhdoi më tutje të tregonte se ajo kishte marrëdhënie shumë të mirë me Robertin deri kur ai vdiq nga kanceri.

“Ne flisnim në telefon gjatë gjithë ditës, ndihmonim njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës, dhe ndjeja pendim dhe mendoja ‘çfarë isha duke menduar atë kohë kur e tradhtova’”, ka thënë ajo.

Edhe Vdiq në moshën 91-vjeçare Mary Jo “MJ” Shannon, nëna e Kris Jenner Showbiz Vdiq në moshën 91-vjeçare Mary Jo “MJ” Shannon, nëna e Kris Jenner

Ajo megjithatë nuk është krenare për mënyrën se si u soll gjatë asaj kohe. Por mendon se çdo gjë ndodh për një arsye.

“Me të vërtetë e jetoj jetën time duke menduar se Zoti ka një plan. Dhe pa ndodhur e gjithë kjo, nuk do të kishte pasur kurrë Kendall dhe Kylie", tha nëna e yjeve televizive duke ju referuar vajzave të saj supermodele që i ka bërë me Brus Jenner i cili tani ka ndërruar gjini dhe emrin e ka Caitlyn Jenner.

Kris tani është në lidhje prej kohësh me menaxherin e yjeve të industrisë muzikore, Corey Gamble.