Ylli televiziv, Kim Kardashian dhe nëna e saj, Kris Jenner kanë paditur këngëtarin Ray J me pretendimin se ai ka shpifur kundër tyre kur ka pretenduar se ato janë nën hetime për krim të organizuar e korrupsion.
Në padi thuhet se Ray J ka tentuar ta shfrytëzojë famën që ka familja Kardashian që kur ka ikur nga lidhja që kishte me Kimin, e cila ka përfunduar 20 vjet më parë, ka raportuar Variety.
Në padi pretendohet se Ray J, se rreth idesë se Kardashianët duhet të hetohet për krim të organizuar e korrupsion, pati folur në TMZ në muajin maj.
Ai përsëri ka folur rreth të njëjtës temë më 24 shtator.
“Hetimi për krim të organizuar e korrupsion që do t'u bëj Karashianëve do të jetë i ‘çmendur’”, citohet në padi Ray J.
Ne dokumente gjithashtu ceket se nuk ekziston asnjë hetim kundër familjes së famshme dhe se kjo sjellje e tij e shfaqur nëpër rrjete sociale ka dëmtuar reputacionin e tyre.
Ai gjithashtu ka thënë se rasti i Kardashianëve është edhe më i keq së ai i reperit Sean “Diddy” Combs.
Komentet e tij i ka raportuat TMZ.
Si rezultat i kësaj, në padi thuhet se “Kardashianët kanë qenë në qendër të vëmëndjes mediatike me shumë spekulime rreth sjelljes së tyre që pretendohet të jetë kriminale”.
Kim dhe nëna e saj, përfaqësohen nga avokati Alex Spiro, i cili pati marrë përsipër shumë raste të të famshmëve.
“Kris Jenner dhe Kim Kardashian asnjëherë më parë nuk kanë sjellë ndonjë pretendim për shpifje e as nuk janë shpërqendruar nga ‘zhurma’ por ky pretendim i rremë e serioz nuk u ka lënë rrugëdalje tjetër”, ka thënë Spiro.