Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Tristan Thompson i kërkon falje publike për tradhëti ish të dashurës Khloe Kardashian

Përmes një postimi në Instagram të hënën mbrëma, Tristan Thompson, e konfirmoi lajmin se është babai i vërtetë i djalit të porsalindur të modeles, Maralee Nichols. Krahas këtij postimi, ylli amerikan i basketbollit i kërkoi falje edhe nënës së vajzës së tij, True, njëkohësisht ish e dashura e tij, Khloé Kardashian.

“Sot, rezultatet e testit të atësisë e konfirmuan se unë jam babai i vërtetë i fëmijës së Maralee Nicholsit. Marr përgjegjësi të plotë mbi veprimet e mia dhe tani që është vërtetuar se unë jam babai i foshnjës së porsalindur, shpresoj do të arrijmë marrëveshje ta rrisim bashkë djalin tonë dhe në mënyrë shoqërore. Me shumë sinqeritet i kërkoj falje të gjithë personave që i kam lënduar këto kohët e fundit, si privatisht ashtu edhe publikisht”, shkruhej në mesazhin e parë të postuar nga ylli 30-vjeçar i NBA-s.

Kurse në mesazhin e dytë të postuar, Thompson e pranoi se lidhja e tij e fshehtë me Nicholsin, pas krahëve të ish të dashurës 37-vjeçare, Khloe Kardashian, me të cilën e ka vajzën e vogël True, e ka lënduar atë jashtë mase dhe i vjen keq që e ka tradhtuar gjatë kohës sa ishin ende të lidhur dhe po provonin ta shpëtonin romancën e tyre.

“Khloé, ti nuk e meriton këtë. Ti nuk e meriton zemërthyerjen dhe poshtërimin që ta kam shkaktuar. Po ashtu nuk meritoje të trajtoheshe në këtë mënyrë. Unë e kam respektin dhe dashurinë më të madhe të mundshme për ty, pavarësisht asaj që mund ta mendosh në këto komente. Sërish, më vjen shumë keq për gjithçka”, përfundoi Thompson.

Modelja e fitnesit, Maralee Nichols, u deklarua publikisht për betejën ligjore me basketbollistin e famshëm, Tristan Thompson, në dhjetor të vitit të kaluar kur edhe e ndau foton e parë të foshnjës së saj për revistën “People”.

Edhe Tristan Thompson flet për mashtrimet dhe tradhtitë që ia ka bërë Khloe Kardashianit ndër vite Showbiz Tristan Thompson flet për mashtrimet dhe tradhtitë që ia ka bërë Khloe Kardashianit ndër vite

“Në vend që të fokusohem në gjërat negative, unë po zgjedh të përqafoj rolin tim si nënë dhe ta bëj më të mirën që mundem për djalin tim. Nuk dua vëmendje të mëtejshme mediatike dhe as një lidhje romantike me Tristanin. Qëllimi im është ta rris djalin tonë në një mjedis të sigurt, të shëndetshëm, të dashur dhe privat”, kishte deklaruar ajo.

Edhe pse Nichols kishte thënë se ajo dhe Thompson e kishin pasur një aferë pesë muajshe, pa e ditur se ai është ende në lidhje me yllin televiziv Kardashian, basketbollisti i famshëm në dokumentet ligjore vazhdoi duke insistuar se lidhja e tyre ishte vetëm fizike dhe asgjë më shumë.

Sipas këtyre dokumenteve të dorëzuara në gjykatë para një muaji, bëhet e ditur se Thompson e kishte shfrytëzuar një llogari të fshehtë në aplikacionin Snapchat, për të caktuar takime për të kryer marrëdhënie seksuale me Nicholsin.

Tristan e ka tradhtuar Khloen në vitin 2018, kur ajo ishte ende shtatzënë me vajën e tyre tashmë 3-vjeçare, True, dhe sërish në vitin 2019 me ish-mikeshën e motrës së saj të vogël, Kylie Jenner, aktoren dhe modelen e Instagramit, Jordyn Woods.

Përveç fëmijëve me Nicholsin dhe Kardashianin, lojtari i ekipit të basketbollit “Sacramento Kings” është po ashtu baba i djalit 5-vjeçar, Prince, të cilin e ka me ish-partneren Jordan Craig.

Edhe Khloé Kardashian ndan fotografinë e parë të djalit të saj të vogël Showbiz Khloé Kardashian ndan fotografinë e parë të djalit të saj të vogël

Përktheu: Edona Binaku

{gallery}