Aktori dhe komediani Kevin Hart ka reaguar me humor dhe irritim ndaj një figure prej dylli që i është bërë në muzeun “Hollywood Wax”, duke e quajtur atë “sulm” dhe duke kërkuar që të ribëhet.
Ylli i filmit “Get Hard” ka publikuar një video në Instagram ku shfaq figurën, e veshur me xhaketë lëkure dhe zinxhir të artë, duke vlerësuar se nuk i ngjan aspak, ka shkruar FemaleFirst.
“WTTTTFFFFF… Çfarë u kam bërë këtyre njerëzve… Ky është një sulm… Kush është ky??? Në këtë pikë këto muze po përpiqen vetëm të më bëjnë të qaj… Kjo duhet të ndalet… Kërkoj një ribërje, tani!!!”, ka thënë ai.
Ndërkohë, miku i tij dhe bashkëpunëtori i shpeshtë, aktori i njohur, Dwayne Johnson e mori me sportivitet dhe bëri shaka.
“Është PERFEKTE. Mos ndryshoni asgjë”, ka thënë ai.
Edhe
Kevin Hart reagon ndaj batutës për George Floyd: Nuk ishte me shije, por nuk u befasova
Megjithatë, shumë të tjerë ranë dakord me Hartin.
Aktorja Jameela Jamil ka komentuar: “Kjo është më e keqja që kam parë ndonjëherë për dikë”.
Ndërsa Jenni Farley ka shtuar me humor se “më duket sikur @therock ka dorë në këtë”.
Edhe fansat reaguan në rrjete sociale.
“Kur porosit statujën prej dylli nga ‘Temu’”, ka shkruar njëri prej tyre
Edhe
Tom Brady e thumbon Kevin Hartin me shaka, ia përmend tradhtinë
Kjo nuk është hera e parë që figura të tilla shkaktojnë polemika.
Vetë Dwayne Johnson ka qenë më parë i pakënaqur me statujën e tij në “Musée Grévin” në Paris, duke kritikuar ngjyrën e lëkurës.
“Do të kontaktoj ekipin tim që të flasim me muzeun për ta përditësuar figurën time me disa përmirësime të rëndësishme, duke filluar nga ngjyra e lëkurës”, pati thënë ai.
Muzeu më pas premtoi se do ta rregullonte sa më shpejt.
Edhe
Harvey Winstein: Nuk do ta falë Gwyneth Paltrown që më doli kundër
Në të njëjtin vit, edhe reperi Lil Wayne ka reaguar ndaj statujës së tij në të njëjtin muze.
“Më fal, muze, por ky nuk jam unë! Gjithsesi, e vlerësoj përpjekjen”, ka shkruar ai.