Këngëtarja e njohur Katy Perry ka pëlqyer një postim satirik në Instagram nga faqja The Onion, e cila bëri shaka se ajo kishte “shkruar” një këngë për “forcën e industrisë automobilistike dhe aerohapësinore kanadeze”, në mes të thashethemeve për lidhjen e saj me ish-kryeministrin kanadez Justin Trudeau.
40-vjeçarja, e cila prej javësh është në qendër të vëmendjes për romancën e përfolur me Trudeaun 53-vjeçar, duket se e ka marrë me sportivitet humorin në rrjetet sociale.
“Duke shënuar një kapitull të ri në karrierën e saj, këngëtarja pop Katy Perry publikoi të hënën një këngë të re për epërsinë e prodhimit kanadez. ‘Kur mësova për fuqinë e industrisë automobilistike dhe aerohapësinore kanadeze, e dija që duhej ta përfshija në një këngë,’ tha Perry në një postim në Instagram që shoqëronte fragmentin e këngës, e cila përfshin vargje si ‘Pesëqind e pesëdhjetë miliardë në eksporte çdo vit, uh-huh. Po prodhojnë goma në Luginën e Annapolis, uh-huh,’ në ritëm hip-hop dhe refren të prodhuar nga Max Martin që thekson avantazhet e vendit në fuqinë punëtore të kualifikuar”, thuhej në postimin e The Onion.
Kënga nuk ekziston në të vërtetë, por FemaleFirst ka shkruar se reagimi i Perryt ndaj postimit tregon se ajo e pranoi me humor shakanë.
Vetëm pak ditë më parë, gjatë një koncerti në “The O2” në Londër, këngëtarja e hitit “Firework” “dha” disa të dhëna për lidhjen e mundshme me Trudeau. Një fans i propozoi martesë në skenë dhe ajo qeshi, duke iu përgjigjur: “Do të doja të më kishe pyetur 48 orë më parë”.
Më pas ajo ka thënë me humor se nuk dashurohet më në burra britanik.
“Londër, Angli, ju jeni kështu të hënën në mbrëmje pas një dite të gjatë pune e shkolle? S’është çudi që gjithmonë bie në dashuri me meshkuj anglezë… por jo më”, ka thënë këngëtarja.
Ndërkohë, sipas një burimi për revistën People, lidhja e re e Perryt dhe Trudeaut po zhvillohet me kujdes.
“Ata kanë qëndruar në kontakt që nga mesi i verës, por nuk kanë pasur shumë kohë për t’u parë për shkak të orareve të ngjeshura. Justin është gjithashtu i zënë dhe të dy kanë angazhime familjare. Kanë interesa të përbashkëta dhe po e marrin gjithçka me qetësi, por padyshim që pëlqejnë njëri-tjetrin.”