Këngëtarja amerikane, Katy Perry, ka fituar rreth 225 milionë dollarë nga shitja e një pakete të të drejtave të saj muzikore te Litmus Music, raportoi të martën BBC-ja.
Shitja, e cila u njoftua të hënën, përfshin pesë albume të Perryt, ku hynë edhe hitet si “Firework”, “Teenage Dream”, “Hot’n’Cold”, “California Gurls” dhe “I Kissed A Girl”.
Kjo po konsiderohet edhe si marrëveshja më e madhe për një artist brenda këtij viti.
Litmus tani zotëron aksionet e Perry-t në regjistrimet kryesore dhe botimet për disqet, që do të thotë se do të mbledhë çdo honorar në të ardhmen që fiton muzika.
Blerja e të drejtave të muzikës është biznes në lulëzim përgjatë dy vjetëve të fundit, me artistë duke përfshirë Bob Dylan, Neil Young, Shakira, Debbie Harry dhe Justin Timberlake.
-
Britney Spears shet të drejtat e të gjithë katalogut të saj muzikor për rreth 200 milionë dollarë
-
Phil Collins dhe Genesis e shesin muzikën e tyre për 300 milionë dollarë
-
Forbes shpall Taylor Swiftin muzikanten më të pasur ndonjëherë
-
Disenjatorja Katie Perry fiton betejën gjyqësore ndaj këngëtares Katy Perry
-
Britney Spears arrestohet në Kaliforni, lirohet pas disa orësh