Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Katy Perry ende shpreson për një dasmë me 150 të ftuar pavarësisht COVID-19

Katy Perry dhe Orlando Bloom kanë ende besim se do të mund të zhvillojnë ceremoninë e tyre të martesës.

Këngëtarja e hitit "When I'm Gone" zbuloi se ajo dhe i fejuari i saj ende kanë shpresë se mund të mbajnë dasmën, pavarësisht pengesave nga COVID-19.

Perry dhe Bloom, 45 vjeç, ishin fejuar në ditën e Shën Valentinit 2019 dhe kishin plane të martoheshin në Japoni në fillim të verës së vitit 2020, ka thënë një burim për PEOPLE në atë kohë. Por sapo goditi pandemia, gjërat ndryshuan.

"Ishte gjithçka gati për Japoninë me 150 të ftuar. Katy në fakt ishte shumë e emocionuar për të ecur shtatzënë në korridor", ka thënë një burimi pranë çiftit.

Çifti më vonë mirëpriti vajzën e tyre Daisy Dove, në gusht të vitit 2020.