Showbiz

Karlie Kloss do ta publikojë një libër për fëmijë për zgjidhjen e problemeve përmes teknologjisë

Karlie Kloss me librin “Spaghetti Code: A Story About Problem-Solving, Pasta, and the Power of Big Ideas”.

Karlie Kloss me librin “Spaghetti Code: A Story About Problem-Solving, Pasta, and the Power of Big Ideas”.

Modelja Karlie Kloss, se bashku me autoren Vicky Fang, ka shkruar librin “Spaghetti Code: A Story About Problem-Solving, Pasta, and the Power of Big Ideas”.

33-vjeçare ka njoftuar se libri i saj i parë me ilustrime do të dalë në vitin 2026, ka raportuar revista People.

“Jam shumë e emocionuar të ndaj diçka për të cilën kam punuar bashkë me të mrekullueshmen @remijoose… librin tim të parë për fëmijë, SPAGHETTI CODE! I frymëzuar nga mendjet brilante të të rinjve që kam takuar përmes @kodewithklossy, është histori e gëzueshme për makarona, zgjidhje problemesh dhe fuqinë e ideve të mëdha, sidomos për vajzat në STEM. ‘SPAGHETTI CODE’ del më 28 korrik 2026, por porositjet paraprake nisin sot!”

“Spaghetti Code” është libri i parë nga marrëveshja e Karlies me Macmillan, ku përfshihen pesë libra. Seria e saj do të fokusohet në kodim dhe teknologji.

Kloss, e njohur për angazhimin e saj për të rinjtë në STEM, shpreson që libri do të ju ndihmojë fëmijëve, pasi bota po përfshihet gjithnjë e më shumë nga teknologjia.

“Në një botë që drejtohet gjithnjë e më shumë nga teknologjia, shpresoj që histori si ‘Spaghetti Code’ ta bëjnë kodimin të arritshëm për fëmijët, sidomos për vajzat e reja. Përmes aventurave të Kelly Kent, lexuesit do të mësojnë se kodimi nuk është vetëm aftësi, por mundësi për të qenë kreativ, për të zgjidhur probleme dhe për t’u argëtuar. Mezi pres të shoh çfarë do të krijojë gjenerata e ardhshme me mjetet teknologjike”, ka thënë modelja.

Libri është përshkruar si “histori e gëzueshme, perfekte për inxhinierët e ardhshëm dhe krijuesit e ndryshimeve teknologjike”.

“Historia ndjek Kelly Kent, e cila adhuron spagetit dhe programimin, teksa ndihmon fqinjin e saj, Chef Amato, të ndërtojë një makinë për prodhimin e makaronave për restorantin e tij të ri. Por kur Chefi nuk ndalon së shtuari funksione në makinë, ata përfundojnë në një rrëmujë ‘spaghetti code’. Kelly duhet të zgjidhë kodin dhe ta ndihmojë Chefin të krijojë shpagetat e përsosura, me pak ndihmë nga lexuesi”, thuhet në përshkrimin zyrtar të librit.

“Spaghetti Code” del në SHBA më 28 korrik 2026, por mund të porositet që tani.