Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kardashian, e gatshme për serinë “American Horror Story”

Kim Kardashian ka thënë se ndihet shumë e emocionuar që i është bashkuar ekipit për serinë “American Horror Story”.

Bukuroshja 42-vjeçare u përfshi në serialin e gjatë televiziv në fillim të këtij viti dhe Kim po shijon sfidën.

“Kim ndihet shumë e përgatitur dhe super e emocionuar që do të jetë pjesë e ‘American Horror Story’”, ka thënë një burim për “Entertainment Tonight”.

Kim vendosi të përqafojë sfidën e aktrimit pasi u shfaq në “Saturday Night Live” në 2021.

“Ajo vendosi ta merrte këtë sepse është jashtë fushëveprimit të saj të rregullt dhe ajo mendon se [bashkëkrijuesi] Ryan Murphy është jashtëzakonisht i talentuar. Pritja e 'SNL' e frymëzoi Kimin për të marrë këtë rol pasi shkoi shumë mirë”, ka thënë ky burim.

“Deri më tani, xhirimet kanë qenë fantastike dhe argëtuese. Kim e di se ajo është e aftë për kaq shumë dhe është e emocionuar që fansat e saj ta shohin këtë”, ka shtuar ky burim.

Edhe Kim Kardashian: Kurrë nuk do të mund të isha avokate e shkurorëzimeve Showbiz Kim Kardashian: Kurrë nuk do të mund të isha avokate e shkurorëzimeve

Në fillim të këtij viti, Kim zbuloi se po merrte mësime aktrimi përpara paraqitjes së saj në shfaqje. Bukuroshja zeshkane shpjegoi se ishte duke u përgatitur me zell për rolin e saj të ardhshëm.

E pyetur nëse po merrte mësime aktrimi, Kim tha për Variety: “Po jam duke mësuar. Është sfidë. Më pëlqen të sfidoj veten”.

Kim ka pasur sukses në sfera të ndryshme ndër vite dhe ylli i realitetit zbuloi se dëshiron të testojë aftësitë e saj të aktrimit.