Në sezonin e 12-të të serialit “American Horror Story”, aktorja Emma Roberts e portrezion Annan, një aktore e famshme e Hollywoodit e cila duket se i ka të gjitha në aspektin profesional, por dëshira më e madhe e saj është të bëhet nënë. Kur ajo më në fund mbetet shtatzënë, fillon të ketë paranojë dhe dyshime ndaj njerëzve që e rrethojnë, kurse bashkëshorti i saj i portretizuar në shou nga, Matt Czuchry, bëhet gjithnjë e më i frustruar.
Ylli televiziv, Kim Kardashian, në këtë sezon e luan rolin e Siobhan, një mike dhe kolege e Annas e cila provon ta mbajë atë të fokusuar në karrierë.
“American Horror Story: Delicate” bazohet në romanin e famshëm të autores Danielle Valentine, “Delicate Condition”.
Cara Delevingne, Billie Lourd, Denis O’Hare, Leslie Grossman dhe Michaela Jaé Rodriguez po ashtu luajnë në serial. Pjesë e parë e tij debuton në FX më 20 shtator, kurse një ditë më vonë e seriali fillon transmetimin edhe në platformën digjitale Hulu.
Përgatiti: Edona Binaku
-
Kardashian, e gatshme për serinë “American Horror Story”
-
“American Hostage”, trileri psikologjik i bazuar në ngjarje të vërtetë
-
Anne Hathaway tallet me teoritë se “barku i saj i shtatzënisë është i rremë”
-
“The Beauty”, seriali i ri për botën e errët të modës
-
“His & Hers” drama e re kriminalistike e Netflixit