Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Karantina ktheu shikuesit e televizorit

Masat për t’u karantinuar të marra si shkak i pandemisë së COVID-19 sollën një rritje në shikueshmërinë televizive dhe përdorimin e internetit, sipas mbikëqyrësit të mediave Ofcom.

Studimi i përvitshëm në Britani të Madhe rreth mediave paraqiti se të rriturit – shumica të ngujuar në shtëpi – kaluan 40% të kohës, që do ta kalonin duke ecur, para ekranit.

Koha e kaluar para shërbimeve online, gjithashtu, u dyfishua gjatë prillit.

Në kulmin e karantinës, të rriturit kaluan çdo ditë mesatarisht gjashtë orë e 25 minuta para ekraneve.

Njerëzit shikuan shërbime online, të tilla si Netflix, Amazon Prime Video and Disney+, çdo ditë nga një orë e 11 minuta dhe 12 milionë njerëz filluan ta përdorin një shërbim që s’e kishin përdorur më herët, shkruan KOHA.

Edhe Pandemia shtoi konsumin e videove streaming Tech Pandemia shtoi konsumin e videove streaming

Shumica e njerëzve u kyçën në Netflix dhe Amazon Prime Video, edhe pse Disney+ mori Now TV si platforma e tretë më e popullarizuara ndër platformat online dhe me pagesë.

Shikuesit e vjetër, të cilët zakonisht shikojnë emisione tradicionale televizive, gjithashtu e shtuan përdorimin e platformave online.

Një e treta e 55-64-vjeçarëve dhe 15% e njerëzve mbi 65 vjeç përdoren shërbime të abonuara në javët e para të karantinës.

Studimi, me titullin Media Nations 2020, pretendoi se kur masat për karantinë u liruan nga fundi i qershorit, ngritja në përdorimin e këtyre shërbimeve ra në - 71% në të njëjtën kohë si vitin e kaluar.

Edhe Fëmijët kaluan 83 minuta më shumë para ekranit gjatë pandemisë Lifestyle Fëmijët kaluan 83 minuta më shumë para ekranit gjatë pandemisë

Kjo përfshiu gjithashtu njerëzit që shikonin më shumë përmbajtje jotelevizive në platforma, si “YouTube” dhe faqe lojërash.

Dhe më shumë se gjysma e të rriturve në Britani (55%), me abonimet e reja online, thanë se ata do të vazhdojnë t’i përdorin dhe të kalojnë një pjesë të kohës së tyre duke i ndjekur ato programe edhe në të ardhmen.