Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

A e dini sa kohë gjatë jetës sonë i kalojmë me sy në ekran?

Sipas një hulumtimi të fundit, besohet se një i rritur mesatar i kalon 34 vjet të jetës duke vështruar në ekran.

Një pyetësorë i realizuar me 2.000 njerëz në Britani të Madhe, ka zbuluar se ata i kalojnë më shumë se 4.866 orë në vit duke shikuar në ekranin e telefonit, laptopit apo televizorit.

Llogaritet se rreth katër orë në ditë i kalojnë duke shikuar televizor, katër të tjera duke punuar në laptop dhe së paku dy orë në ditë duke shikuar në ekranin e telefonave mobil. Gjithashtu, gjysma e personave të intervistuar kanë treguar se, pjesa më e madhe e kësaj kohe që e kalojnë në ekran nuk është produktive, transmeton Koha.

Por, pavarësisht këtij fakti, 64 për qind e kanë pranuar se nuk do të dinin çfarë të bëjnë pa kaluar kohë me sy në ekran, sidomos gjatë periudhës së vetizolimit si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Madje, shumica prej tyre kanë deklaruar se do të ndiheshin në ankth nëse do të detyroheshin të qëndrojnë larg telefonave mobil për një kohë të gjatë.

Sidoqoftë ekspertët mjekësorë, sidomos mjekët e syve deklarojnë se është me rëndësi të kemi kontroll rreth kohës që e kalojmë duke shikuar në ekran, dhe kanë sugjeruar që të shëtisim në natyrë ose të ushtrojmë për të kaluar sa më shumë kohë larg ekranit.

Edhe Pesë shenjat që tregojnë se po kaloni shumë kohë në telefon Lifestyle Pesë shenjat që tregojnë se po kaloni shumë kohë në telefon

Hulumtimi në fjalë gjithashtu ka zbuluar se një pjesë e madhe e njerëzve kyçen në telefonat mobil në 5 minutat e parë pasi zgjohen nga gjumi.

Afërsisht një e dhjeta e personave të përfshirë në këtë hulumtim, kanë deklaruar se janë të befasuar me kohën që e kalojnë në ekrane, derisa 19 për qind prej tyre mendojnë se ky fakt është mjaft shqetësues për shëndetin e tyre.

Më shumë se gjysma e të rriturve kanë thënë se sytë e tyre ndihen të lodhur dhe mbingarkuar, kur shikojnë në ekrane për një kohë të gjatë.

Ndërkaq, përveç ndikimit fizik, hulumtuesit kanë zbuluar se kjo mund të ndikojë edhe në lidhjet personale dhe kohën efektive të cilën e kalojmë me familje.

Shumica prej të intervistuarve të cilët janë në lidhje romantike, kanë pranuar se kanë pasur argumente me partnerët e tyre rreth kohës që e kalojnë duke vështruar në ekran.

Katër në dhjetë prindër, mendojnë se fëmijët e tyre abuzojnë me ekranin derisa shumica prej tyre e kanë të vështirë ta menaxhojnë kohën që ata e kalojnë duke shikuar televizor, apo duke luajtur në telefona mobil.

Edhe Ekspozimi i foshnjave ndaj telefonave, ndikon negativisht në zhvillim Lifestyle Ekspozimi i foshnjave ndaj telefonave, ndikon negativisht në zhvillim

12 për qind e tyre ndihen me faj për kohën e madhe që ua lejojnë fëmijëve të qëndrojnë pranë televizorit apo kompjuterit. Por, ata ndihen hipokrit t’ua ndalojnë një gjë të tillë, marrë parasysh se të rritur në shtëpi janë po aq fajtorë.

Gjithashtu është zbuluar që prej fillimit të karantinës, sasia e kohës që një person e kalon duke shikuar në ekran pothuajse është trefishuar.