Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kanye West pritet të bëhet drejtor artistik i Louis Vuittonit

Kanye West thuhet se do t’i ndjekë gjurmët e mikut të tij të ndjerë Virgil Abloh - ish-drejtor artistik Lous Vuitton për veshjet për meshkuj, pas vdekjes së tij muajin e kaluar në moshën 41-vjeçare.

Një burim i afërt me reperin amerikan ka bërë të ditur se Kanye është i shkatërruar për vdekjen e Virgil sepse ata kishin qenë miq për vite dhe punonin shumë së bashku.

"Ata ndanë një vizion të ngjashëm dhe tani Kanye ndjen se i detyrohet Virgil të vazhdojë punën e tij në Louis Vuitton”, ka thënë ky burim.

Thuhet se dyshja kishin folur për rolin e ri të Kanye përpara se Virgil të humbiste betejën me kancerin.

Ata u takuan për herë të parë në Fendi në vitin 2009 kur filluan të mësonin për modën, dhe një vit më pas miku i Kanye u bë drejtor kreativ i kompanisë së tij, Donda.

Dy vjet më vonë, ai punoi si drejtor artistik në turneun e Kanye dhe Jay-Z “Watch The Throne”.

Edhe Yje të shumtë e ndoqën funeralin e disenjatorit të ndjerë Virgil Abloh Showbiz Yje të shumtë e ndoqën funeralin e disenjatorit të ndjerë Virgil Abloh

Muajin e kaluar, reperi ia kushtoi shërbimin e tij të së dielës mikut dhe bashkëpunëtorit të tij të ndjerë pas vdekjes së tij pas një beteje me një formë të rrallë kanceri.

Virgil u diagnostikua në vitin 2019 dhe vazhdoi të punonte në modë duke kaluar nëpër "trajtime të shumta sfiduese". Ai la pas gruan e tij Shannon Abloh dhe dy fëmijët e tyre, Loëe Abloh dhe Grey Abloh.