Pas gati 40 vitesh në krye të revistës prestigjioze Vogue, Anna Wintour, 75 vjeç, ka njoftuar se do të tërhiqet nga roli i kryeredaktores.
Sipas Page Six, ajo ka ngushtuar listën e kandidatëve në vetëm pak emra, dhe favoritja kryesore është Chloe Malle, 39 vjeçe, vajza e aktores Candice Bergen dhe regjisorit francez Louis Malle.

Aktualisht, Chloe është redaktore e Vogue.com dhe thuhet se është në fazat finale të intervistave për postin e ri si drejtuese e përmbajtjes editoriale të Vogue në SHBA.
Në garë mbeten edhe:
Nicole Phelps, drejtoreshë globale e Vogue Runway.
Edhe
Chloe Malle bëhet kryeredaktore e “Vogue America”

Kandidatë të tjerë nga jashtë kompanisë, por jo Eva Chen nga Instagrami, e cila sipas burimeve po fiton shumë para, gjë që e shtyen për të mos u larguar nga aty.

Emra të përfolur si Sara Moonves nga W Magazine dhe Chioma Nnadi nga British Vogue nuk pritet të marrin postin.

Vendimi pritet të merret para Javës së Modës në New York (11 deri 16 shtator).

Wintour e ka bërë publik lajmin e largimit në muajin qershor.
“Kur u bëra redaktore e Vogue, doja t’u tregoja të gjithëve se kishte një mënyrë të re e emocionuese për të imagjinuar një revistë mode amerikane. Tani, kënaqësia ime më e madhe është të ndihmoj gjeneratën e re të redaktorëve të apasionuar të sjellin idetë e tyre”, pati thënë ajo.
Wintour do të mbetet si drejtoreshë globale e Vogue dhe shefe e përmbajtjes për “Condé Nast”, duke mbikëqyrur industrinë e modës, Met Ball-in dhe projektet e ardhshme të revistës.
“Condé Nast” është kompani mediatike globale e njohur për botimin e revistave ikonike dhe me ndikim në platformat e shtypit, digjitale, video dhe rrjete sociale.
Edhe
Anna Wintour më në fund komenton filmin “The Devil Wears Prada”
Nën pronësi të saj janë marka si revistat Vogue, GQ, The New Yorker, Vanity Fair, Wired dhe Condé Nast Traveler.
Kompania u themelua në vitin 1909 nga Condé Montrose Nast dhe aktualisht ka selinë në New York dhe Londër.