Showbiz

Virgil Abloh vdiq nga një lloj i rrallë i kancerit

Foto: AP/Associated Press

Disenjatori i famshëm i modës, Virgil Abloh, ka vdekur pas një beteje të fshehtë me sëmundjen e kancerit.

Abloh i cili më së miri njihej si drejtor artistik i shtëpisë franceze të modës, “Louis Vuitton”, dhe kryeshefi ekzekutiv i markës milaneze të modës, “Off-White”, ishte vetëm 41-vjeçar.

Virgil kishte kohë që po e luftonte një formë të rrallë dhe agresive të kancerit, sëmundje kjo e njohur si “cardiac angiosarcoma”.

Ai u diagnostikua në vitin 2019 dhe në mënyrë heroike vazhdoi të punojë në projektet të ndryshme të modës, derisa në të njëjtën kohë i nënshtrohej disa tretmanëve sfiduese dhe të vështira.

Abloh ka lënë prapa gruan Shannon Abloh dhe dy fëmijët e tyre, Lowe dhe Grey.

Virgil e kishte kryer shkollën për arkitekturë dhe më kalimin e kohës u shndërrua në pionier të stilit të rrugës, me markën e tij të modës “Off-White” të cilën e themeloi në vitin 2012.

Ai hyri në botën e modës në vitin 2009, me ta siguruar një stazh në shtëpinë e modës “Fendi” krahas yllit të muzikës rep, Kanye West, dhe të dy e vazhduan bashkëpunimin e afërt mes tyre edhe në vitet në vazhdim.

Menjëherë pas lajmit të vdekjes së disenjatorit, yje të shumtë nga bota e showbizit i pushtuan rrjetet sociale me mesazhet ngushëlluese, për një prej personave më punëtorë, pozitiv dhe kreativ në industrinë e modës. Nw mesin e tyre edhe bashkëpunëtorët e Ablohit, si Kendall Jener, Hailey Bieber, Dua Lipa, Gigi dhe Bella Hadid, Rita Ora, Billie Eilish, Cardi B dhe të tjerë.