Ylli i muzikës dhe ish-bashkëshorti i Kim Kardashianit, Kanye West po hetohet për një sulm të supozuar ka bërë të ditur policia.
Zyra e Sherifit në Qarkun Ventura ka deklaruar për “E! News” se reperi është duke u hetuar, kjo pas një konfrontimi me një grua në një qytet në veriperëndim të Los Anxhelosit. Ngjarja besohet të ketë ndodhur më 27 janar.
Policia ka siguruar pamje të sherrit mes Westit dhe gruas në fjalë, në të cilën pretendohet se ai shfaqet duke ia rrëzuar telefonin nga dora dhe duke i kërkuar që të mos e filmojë. Kur ajo i përgjigjet, “Por ti je i famshëm”, Ye acarohet dhe kështu ia rrëmben telefonin nga dora dhe e përplasë atë në tokë.
Bëhet e ditur se reperi i famshëm ishte larguar nga vendi i ngjarjes, derisa erdhi policia. Por, zëdhënësi i Zyrës së Sherifit ka njoftuar se është bërë raportim për kryerjen e një krimi, çka nënkupton se ngjarja do të hetohet më tej.
Identiteti i gruas së përfshirë në konfrontim nuk është bërë publik.
Kanye West, i cili së fundmi u bë lajm për martesën e shpejtë dhe të papritur me Bianca Censorin, nuk ka komentuar mbi incidentin.
-
Dyshohet se Kanye West sulmoi një person: Pretendon se ia sulmoi seksualisht gruan
-
Arrestohet një burrë pasi dyshohet se vodhi makinën e Kim Kardashianit
-
Kim Kardashian ka qenë shumë afër të “shpërthente” për sjelljen e Kanye Westit
-
Ish-asistentja që e akuzon Kanye West për sulm seksual “është fshehur dhe ka frikë”, thotë avokati i saj
-
Kanye West paditet për sulm