Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Julia Stiles ka mbajtur sekret lindjen e fëmijës së tretë

Julia Stiles dhe Preston Cook

Julia Stiles dhe Preston Cook

Aktorja e mirënjohur e Hollywodit, Julia Stiles dhe bashkëshorti i saj Preston Cook, kanë mbajtur sekret për pesë muaj lindjen e fëmijës së tyre të tretë.

“Jam e rrethuar me emocione, sepse kam një bebe pesë muajshe dhe po bëj për herë të parë punën e regjisores”, ka thënë Stiles për The New York Times, ndërsa po promovonte filmin e saj të ri, “Wish You Were Here”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo ka thënë se nuk ka dëshirë të flasë rreth jetës private, kur u pyet se pse e ka mbajtur të fshehtë shtatzënësinë dhe lindjen e bebes.

43 vjeçja nuk e tregoi gjininë e as emrin e fëmijës.

Ndërkohë ajo pati bërë të ditur lindjen e djalit të dytë,  Arlo në vitin 2022, përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram.

Ajo ka edhe një djalë 6 vjeç që quhet Strummer.

Stiles dhe Cook janë njohur gjatë xhirimeve të filmit “Go With Me” në vitin 2015 dhe janë martuar në shtator të vitit 2017 ndërkohë që ishte shtatzënë.