Aktorja e mirënjohur e Hollywoodit, Cameron Diaz, dhe burri i saj Benji Madden, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë.
“Jemi të bekuar dhe shumë të emocionuar për ta ndarë lajmin për lindjen e djalit tonë, Cardinal Madden. Ai është i mrekullueshëm dhe jemi shumë të lumtur që e kemi”, ka shkruar çifti në një deklaratë të përbashkët në rrjetin social Instagram.
Ata gjithashtu treguan se nuk po dëshirojnë të publikojnë fotografi të djalit për shkak të privatësisë.
“Gjithnjë shpresonin të kenë edhe një bebe, sepse ju pëlqente shumë të qenit prindër. Për vite me radhë Cameron ka dashur të bëhet nënë. Ajo emocionohet shumë kur flet për rrugën e gjatë që pati deri sa u bë nënë. Ndjehet shumë me fat që tani ka dy fëmijë”, ka thënë një burim për revistën People.
Cameron e Benji janë martuar në vitin 2016 dhe bashkë kanë edhe një vajzë 5-vjeçare që quhet Raddix.