Aktorja, Jennifer Lawrence, po pret fëmijën e saj të dytë me bashkëshortin Cooke Maroney.
Lajmin e ka bërë të ditur një ndër përfaqësuesit e Lawrence për revistën Vogue.
Aktorja dhe burri i saj, Maroney, i cili është drejtor në një galeri artesh, janë prindër të djalit Cy, i cili lindi në vitin 2022.
Ata janë të martuar që nga viti 2019.
Pasi lindi djalin e saj të parë, Lawrence foli hapur për mëmësinë në një intervistë për Vogue, në vitin 2022, ku pati thënë se i duket “e frikshme” të flasë për të qenit nënë sepse kjo ndjenjë është shumë e ndryshme për të gjithë”.
“Fatmirësisht kam shumë shoqe që kanë qenë të sinqerta. Ato më kanë thënë ‘ është e frikshme’ sepse mund të mos lidhesh menjëherë me ndjenjën e të qenit nënë, ‘mund të mos e duash atë ndjenjë menjëherë’. Prandaj isha e përgatitur që ta fal veten nëse gaboj”, pati thënë ylli.
Edhe
Jennifer Lawrence shfaqet në publik me bashkëshortin, mes raportimeve se ka sjellë në jetë fëmijën e dytë
Ajo pati treguar tutje se pasi lindi djalin, natën e parë, i është dukur sikur jeta e saj po rifillon.
“Kur e linda djalin, natën e parë, thash me vete ‘tash është dita e parë e jetës time’. Isha shumë e dashuruar me të. Zemra mu rrit aq shumë, nuk e kisha njohur atë ndjenjë deri në atë çast”, pati thënë ndër të tjera Lawrence.
-
Vështirësitë që i përjetoi si nënë e ndihmuan Jennifer Lawrencen të performojë në “Die My Love”
-
Jennifer Lawrence e konsideron veten si amvise
-
Jennifer Lawrence tregon për bashkëpunimin e veçantë me Robert Patinsonin
-
Pas shfaqjes së filmit “Die, My Love” në Cannes, Lawrence ndez diskutimet për nominim për “Oscar”