Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Josh Hartnett pëson aksident

Josh Hartnett

Josh Hartnett

Aktori i njohur Josh Hartnett është shtruar në spital pas një aksidenti me veturë në Kanada.

Sipas CBC News, ngjarja ndodhi të enjten (25 shtator 2025) rreth orës 01:00 të mëngjesit, ndërsa lajmi u bë publik të hënën mbrëma (29 shtator). Aktori 47-vjeçar ishte pasagjer në veturën që u përplas me një veturë të Policisë në kryqëzimin e New Cove Road dhe Elizabeth Avenue.

Shoferi i makinës ku ndodhej Hartnett ishte një 59-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Nga përplasja, edhe një polic u dërgua në spital.

“Si masë sigurie, një nga oficerët tanë u transportua gjithashtu në spital”, kanë deklaruar autoritetet.

Edhe Josh Hartnett mes suksesit në Hollywood dhe jetës së qetë familjare Showbiz Josh Hartnett mes suksesit në Hollywood dhe jetës së qetë familjare

Zyrtarët njoftuan se Josh Hartnett, shoferi i tij dhe polici u ekzaminuan nga stafi mjekësor dhe kishin vetëm lëndime të lehta.

Të dyja veturat u dëmtuan rëndë në aksident. Hetuesit u kanë bërë thirrje dëshmitarëve dhe kujtdo që ka video të ngjarjes të paraqiten.

Hartnett kishte qenë duke u kthyer nga xhirimet e një prodhimi të Netflix, i cili ende nuk ka marrë titull zyrtar.

Projekti, i quajtur përkohësisht “seriali i paemërtuar i Netflix në Newfoundland”, ka në kastën e tij aktorë si Mackenzie Davis, Darrin Baker, Charlie Heaton, Tanchay Redvers, Joshua Close, Rohan Campbell, Ruby Stokes, Kaleb Horn, Willow Kean dhe Natasha Henstridge.

Hartnett, i lindur në Saint Paul të Minnesotës, u bë i famshëm në fund të viteve ’90 me rolet e tij në filmat “Halloween H20: 20 Years Later” dhe “The Faculty”.

Edhe Historia e Ted Kaczynskit vjen në Netflix me “Unabomber” Showbiz Historia e Ted Kaczynskit vjen në Netflix me “Unabomber”

Roli i tij i madh erdhi në vitin 2001 me filmin “Pearl Harbor”, pasuar nga “Black Hawk Down” dhe “Lucky Number Slevin”.

Në moshën 25-vjeçare, ai u konsiderua një nga aktorët më premtues të Hollywoodit, duke u shfaqur shpesh në kopërtinat e revistave dhe në produksione të mëdha.

Më vonë, ai vendosi të largohej nga qendra e vëmendjes dhe iu përkushtua më shumë filmave të pavarur dhe roleve televizive.

Punët e tij të fundit përfshijnë serialin “Penny Dreadful”, filmin e Guy Ritchiet “Wrath of Man” dhe hitin e Christopher Nolan “Oppenheimer”.

Projekti i Netflixit që po xhirohet në Newfoundland shënon një tjetër rikthim të bujshëm të tij në ekran.

Edhe Ka vdekur në moshën 18-vjeçare aktorja e filmave “Godzilla”, Kaylee Hottle Showbiz Ka vdekur në moshën 18-vjeçare aktorja e filmave “Godzilla”, Kaylee Hottle

Policia ka bërë të ditur se hetimet për aksidentin vazhdojnë.