Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jolie kishte frikë për sigurinë e fëmijëve gjatë martesës me Pitt

Angelina Jolie ka thënë se kishte frikë për sigurinë e familjes, gjatë martesës më Brad Pitt.

Ajo ka kritikuar qeverinë amerikane se nuk po bën mjaftueshëm për të mbrojtur të drejtat e të miturve.

Në një intervistë për The Guardian, aktorja dhe aktivistja e njohur ka deklaruar se përvojat në lidhjen e saj me aktorin Brad Pitt, e kanë bërë që të kuptojë rëndësinë e të drejtave të fëmijëve, të cilat ajo është duke i mbështetur përmes një libri që po shkruan, e i cili titullohet “Know Your Rights”.

E pyetur se çka ka ndodhur që e ka bërë të frikësohet aq shumë për të drejtat e fëmijëve të saj, Jolie ka thënë se ndodhet ende në atë situatën kur “nuk mund të flasë për atë çështje”, mirëpo duke tundur kokën, ajo e ka pohuar se bëhet fjalë për divorcin me Pitt dhe akuzat e saj ndaj tij për abuzim.

Aktorja hollivudiane ka kritikuar SHBA-në duke thënë se është i vetmi vend i cili nuk e ka ratifikuar në plotësi Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve.

Jolie ka deklaruar se vendimin për tu ndarë nga Pitt nuk e ka marrë aty për aty.

Edhe Angelina Jolie me libër për të ndihmuar fëmijët t’i dalin zot vetes Showbiz Angelina Jolie me libër për të ndihmuar fëmijët t’i dalin zot vetes

“Më është dashur shumë që të vijë në pozitën kur e ndjeja se më duhej të ndahesha nga babai i fëmijëve të mi”, ka shtuar ajo.

Ndërkohë, vetë Pitt e pati pranuar kohë më parë se ka pasur probleme me alkoolin dhe se në ndonjë moment i ka ngritur zërin njërit prej fëmijëve, por gjithmonë e ka mohuar se ka qenë fizikisht abuzues ndaj tyre.