Aktorja e njohur Angelina Jolie raportohet të ketë pretenduar se nuk do ta falë kurrë ish-bashkëshortin e saj, Brad Pitt, pasi që atij iu dha kujdestaria e përbashkët e fëmijëve të tyre gjatë javës së kaluar.
Sipas raportimit të “US Weekly”, aktorja 45-vjeçare ka mbetur “e zhgënjyer” nga rezultati i procesit gjyqësor rreth kujdestarisë dhe mendon se beteja e tyre ligjore është “larg së përfunduari”.
Gjykata ka vendosur që Jolie dhe Pitt të ndajnë kujdestarinë për fëmijët e tyre Pax 17, Zahara 16, Shiloh 15 dhe binjakët Knox dhe Vivienne 12 vjeç.
“Ajo kurrë nuk do ta falë… Pohon se nuk ka mbaruar ende dhe ende beson se drejtësia do të mbizotërojë”, ka theksuar për “US Weekly”, një burim i afërt me aktoren.
Ky burim ka bërë po ashtu të ditur se ylli i filmit “Maleficent” do të bëjë çmos për të apeluar vendimin e gjykatës.
Gjykata kishte vendosur që çifti të kenë në kujdestari të përbashkët të gjithë fëmijët përveç Maddoxit 19-vjeçar, pasi që ai nuk është më i mitur.
Edhe
Pse fëmijët e Brad Pittit po heqin mbiemrin e tij? Përçarja familjare ka arritur pikën pa kthim
Burimet e afërta me aktoren kanë njoftuar të enjten se Jolie ndihej e zhgënjyer, pasi që gjykata nuk kishte lejuar që fëmijët e saj të dëshmonin gjatë seancave dëgjimore rreth kujdestarisë.
Një person i afërt me Joelien ka pohuar se ajo nuk e ka kundërshtuar vendimin e kujdestarisë, porse është ngritur kundër mungesës së “kujdesit për familjen e saj”, ka shkruar të enjten revista “Page Six”.