Aktori 48-vjeçar dhe ikona e WWE-së (mundje profesioniste), John Cena, këmbëngul se Hollywoodi nuk do të bëhet gjëja më e rëndësishme në jetën e tij kur të pensioniste nga WWE në fund të këtij viti.
Ai insiston se gjithmonë përparësi do të ketë partnerja e tij Shay Shariatzadeh, transmeton “Female First”.
“Pasioni im numër një është gruaja ime. Absolutisht, ajo është e para në listë. Do të thosha se menjëherë pas kësaj është shëndeti im, kështu që unë mund të jem burri më i mirë për gruan time”, tha Cena.
Pavarësisht se po i afrohet koha e pensionimit nga mundja, aktori i “Heads of State” insiston se ai gjithmonë do të jetë pjesë e serisë WWE në një farë mënyre, për sa kohë që ata duan.
“Ky është viti im i fundit në WWE. Po tërhiqem këtë vit. Jemi rreth gjysmës së rrugës, kështu që mezi pres ta mbylli zyrtarisht pjesën për garat në ring. Do të jem gjithmonë ambasadori i WWE-së. Do të jem pjesë e asaj familjeje derisa të më kërkojnë të largohem”, tha Cena.
Cena po largohet nga karriera në WWE, duke e ditur se karriera si aktor Hollywoodi ka arritur maja të reja. Por, ai nuk e merr si të mirëqenë këtë.
“E di sa e vështirë është të sigurosh çfarëdo roli. Pashë disa pamje sot, që ishte një nga rolet e mia të para si aktor dytësor, dhe më ngrohu vërtetë zemrën. S’kam asnjë faj apo turp kur e shoh këtë. Pata mundësinë të jem në ekran e të mësoj për biznesin. Më ndihmoi të reflektoja se sa larg kam arritur. Dua të shfrytëzoj maksimalisht rastet”, tha Cena.