Showbiz

JLo e portretizon një vrasëse profesionale në filmin “The Mother”

Ylli i muzikës dhe filmit, Jennifer Lopez, e portretizon një vrasëse të rrezikshme në filmin e ardhshëm të platformës Netflix, me titull “The Mother”.

51-vjeçarja i është bashkuar kastës së filmit të regjisores Niki Caro, ku përveç si protagoniste, shërben edhe në rolin e bashkëproducentes së këtij projekti të realizuar për platformën gjigante.

Lopez vjen në rolin e një vrasëse e cila detyrohet të kthehet në këtë profesion nga i cili kishte hequr dorë, në mënyrë që ta mbrojë vajzën e saj, të cilën e kishte dhënë për adoptim para shumë vjetëve. 

Krahas saj, në film luajnë edhe aktorët, Joseph Fiennes, Lucy Paez, Omari Hardwick, Paul Raci dhe Gael Garcia Bernal. Skenarin e ka shkruar Misha Green, së bashku me Andrea Berloffin dhe Peter Craigun. 

Filmi thuhet se bazohet pjesërisht në projektin klasik të Luc Bessonit të lansuar në vitin 1994, “The Professional”.

“The Mother” fillon së shfaquri në Netflix nga maji i vitit 2023.