Netflixi ka ofruar pamjet e para të komedisë romantike me yjet Jennifer Lopez dhe Brett Goldstein.
Me regji nga Ol Parker dhe skenar të bashkëshkruar nga Goldstein dhe Joe Kelly, “Office Romance” ndjek kryepersonazhin, Jackie, një shefe ekzekutive e fuqishme që fillon një romancë me avokatin e ri të linjës së saj ajrore, Daniel. Kur vendosin të anashkalojnë rregullat e kompanisë dhe të ndjekin zemrat e tyre, lidhja e fshehtë mes çiftit i vë të dy në rrezik të shkatërrimit të karrierës.
Në film, Lopez dhe Goldstein luajnë përkrah emrave të shquar si Betty Gilpin, Amy Sedaris, Jodie Whittaker, Mary Wiseman, Tony Hale, Bradley Whitford dhe Edward James Olmos.
“Office Romance” nis së shfaquri në Netflix më 5 qershor.
-
“Office Romance”, një histori dashurie moderne
-
Raportohet se Lopez e Goldstein janë “më shumë se kolegë”, detaje për raportin mes tyre
-
J.Lo ka treguar si u përgatit për skenën e saj me bikini në filmin "Office Romance"
-
Ben Affleck e vlerëson ish-bashkëshorten Jennifer Lopez
-
Spiunazh, pushtet dhe sekrete në serialin “Black Doves 2”