Aktorja amerikane, Jennifer Aniston, ka shpalosur arsyen pse ka vendosur që t’i ndërpresë kontaktet me disa prej miqve të saj që nuk kanë pranuar të vaksinohen kundër COVID-19.
Në fillim të kësaj jave, aktorja e serialit “Friends” ka thënë se kishte “humbur disa njerëz” që kishin vendosur të mos vaksinoheshin. Disa nga ndjekësit e saj në Instagram kanë pyetur përse ajo ishte kaq e shqetësuar, duke qenë se ishte vaksinuar.
“Ngase po qe se e ke variantin Delta, prapë mund të më infektosh”, ka thënë ajo të premten. “Mund të sëmurem pak, por nuk do të shtrohem në spital dhe as nuk do të vdes”.
Në intervistën e saj për “InStyle”, të publikuar të martën, Aniston ka thënë: “Ka ende shumë njerëz që janë kundër vaksinave ose thjesht nuk i dëgjojnë faktet. Është turp i vërtetë. Kam humbur disa njerëz që kanë refuzuar të vaksinohen dhe ishte për të ardhur keq. Ndiej se është detyrim moral dhe profesional për të informuar, meqenëse nuk testohemi çdo ditë”.
Aniston është një nga aktoret më të famshme në botë, kryesisht falë portretizimit të rolit të Rachelit në serialin amerikan “Friends”. Në fillim të këtij viti, ekipi i serialit ishte pjesë e ballinave të gazetave, kur u ribashkuan në ekran për herë të parë pas 17 vjetësh. Aniston theu rekord në Instagram, kur u bë pjesë e platformës së mediave sociale në vitin 2019 dhe tani ka 37 milionë ndjekës.
-
Jennifer Aniston zbulon se i ati i kishte thënë të mos merrej me aktrim
-
Jennifer Aniston ka treguar pse nuk ka birësuar fëmijë
-
Jennifer Aniston tregon sekretin dydekadësh në lidhje me fertilitetin
-
Jennifer Aniston refuzon ta përdorë TikTokun
-
Sandler i dërgon lule Anistonit çdo festë të nënës në shenjë përkrahjeje