Aktorja e njohur amerikane, Jennifer Aniston ka kaluar nëpër trajtimin e dështuar të frytnimit të asistuar mjekësor. Në shenjë përkrahjeje, kolegu dhe shoku i saj, Adam Sandler, për një kohë të gjatë sigurohet që Aniston të mos lihet anash në ditën e nënave.
Aniston, e cila nuk ka fëmijë dhe ka folur hapur për luftën e saj me trajtimin e fertilitetit, ka thënë se Sandler dhe gruaja e tij [Jackie Sandler] i dërgojnë lule çdo festë të nënave, ka raportuar “Wall Street Journal”.
Vitin e kaluar, ylli 54-vjeçar u hap rreth asaj se sa të vështira ishin spekulimet rreth lindjes.
“Të gjitha këto spekulime ndër vite... ishte shumë e vështirë”, pati deklaruar ajo për “Allure”. “Po kaloja nëpër IVF, duke pirë çajëra kinez. Po i bëja të gjitha. Do të kisha dhënë gjithçka nëse dikush do të më kishte thënë ‘Ngriji vezët’. Ti thjesht nuk e mendon. Por ja ku jam sot. Ka ikur treni”.
“Nuk jam pishman. Në fakt ndihem pak e lehtësuar tani, sepse nuk ka më: ‘A mundem? Ndoshta. Ndoshta. Ndoshta’. Nuk kam pse të mendoj më për këtë”, pati thënë më tej superylli i “Friends”.
Edhe
Jennifer Aniston ka treguar pse nuk ka birësuar fëmijë
Jennifer Aniston, e cila ishte e martuar me yllin Brad Pitt midis viteve 2000 dhe 2005, gjithashtu e ka hedhur poshtë sugjerimin se arsyeja pse nuk kishte një fëmijë ishte se ajo është “egoiste”.
“Thjesht interesohesha për karrierën time. Dhe Zoti mos e bëftë një grua të jetë e suksesshme dhe të mos ketë fëmijë. Dhe arsyeja e spekulimeve se kinse burri më la, u ndamë dhe i dhamë fund martesës sepse unë nuk do të bëja fëmijë, ishte gënjeshtër absolute. Nuk kam asgjë për të fshehur në këtë pikë”, ka deklaruar tutje ajo.