Showbiz

Jason Derulo është bërë baba për herë të parë

Foto: AP/Associated Press

Këngëtari i njohur amerikan, Jason Derulo, e ka mirëpritur në jetë fëmijën e parë me të dashurën, Jena Frumes.

Artisti 31-vjeçar është bërë baba në fillim të këtij muaji, kjo pasi e dashura e tij modele e solli në jetë një djalë të quajtur, Jason King Derulo. E ëma ka deklaruar se jeta e saj ka më shumë kuptim me ardhjen e foshnjës në jetë.

Krahas disa fotografive të familjes të postuara në Instagram, Jena Frumes ka shkruar: “Disa momente të vogla nga java ime e parë me mbretin tonë të vogël dhe të bukur. Jeta tani ka më shumë kuptim dhe jam shumë mirënjohëse për këtë. Jam aq e dashuruar me këtë djalosh të vogël. Ai është gjithçka që nuk e dija se më nevojitej në jetë. Të dua përgjithmonë Jason Derulo”.

Kurse Derulo e ndau me fansat e tij një video-montazh me pamje të përmbledhura nga dita e parë kur e takoi djalin e tij.

“Dita më e lumtur e jetës sime ishte kur e sollëm djalin tonë, Jason King Derulo, në shtëpi. Ai është aq me fat që e ka një nënë të fuqishme, të kujdesshme dhe heroinë”.

Ylli i hitit “Savage Love” në fillim të vitit e pati zbuluar se ai dhe e dashura e tij prej jetësh, janë në pritje të fëmijës së parë. Jason po ashtu deklaroi që beson se bashkimi i tij dhe Frumesit, nuk ka mundur të vijë në kohë më të mirë dhe më të përshtatshme.

Ndërkohë, Jason Derulo, ka treguar se mezi pret të bëhet me djalë në mënyrë që ta ketë dikë që do të mund ta trashëgojë emrin e familjes së tij.