Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Japonia lejon transmetimin e filmit për krijuesin e bombës bërthamore

Filmi “Oppenheimer” i Christopher Nolan për krijuesin e bombës bërthamore dhe bombardimet atomike në Hiroshima e Nagasaki do të nisë transmetimin në Japoni më 2024.

Distributori i filmit në Japoni, Bitters End, të enjten bëri të ditur se filmi, i cili shqyrton telashet morale të J Robert “Oppenheimer” mbi rolin e tij kyç në sulmin e parë bërthamor në botë më 6 gusht 1945, do të transmetohet në vitin 2024, shkruan The Guardian.

Në një deklaratë të transmetuar në mediat japoneze, kompania deklaroi se e kishte marrë vendimin pas diskutimeve të gjata që morën parasysh reagimin e ashpër që kishte shkaktuar në Japoni pasi filmi nisi të shikohej në mbarë botën.

“Tema e filmit ka një rëndësi të madhe dhe ka kuptim të veçantë për japonezët, kështu që vendosëm ta publikojmë në Japoni pas diskutimeve dhe konsideratave të ndryshme,” tha Bitters End.

“Oppenheimer” u transmetua në Korenë e Jugut në gusht dhe u pëlqye shumë edhe në Kinë dhe tregjet e tjera aziatike, por nuk u caktua një datë për lansimin në Japoni, duke nxitur disa të pyesin nëse kinematë e vendit do ta shfaqnin ndonjëherë.

“Oppenheimer”, me Cillian Murphy si "babai" i bombës bërthamore, u kritikua gjithashtu nga grupet anti-bërthamore për dështimin për të përshkruar tmerrin e vërtetë të shkatërrimit që shkaktuan bombat në Hiroshima dhe Nagasaki ku mbetën të vdekur rreth 200 mijë njerëz.

Edhe “Oppenheimer” debuton në Japoni, fiton 2.5 milionë dollarë Showbiz “Oppenheimer” debuton në Japoni, fiton 2.5 milionë dollarë

Shkatërrimi i shkaktuar në dy qytetet – për të cilat shumë në SHBA besojnë se e detyruan Japoninë të dorëzohej disa ditë më vonë – aludohet, por nuk shfaqet në film.

Suksesi komercial i “Oppenheimer” mund të ketë qenë një faktor në vendimin e distributorit japonez për ta transmetuar teksa që nga publikimi i tij në korrik të këtij viti filmi ka fituar mbi 950 milionë dollarë.