Ish e dashur e aktorit Al Pacino, Noor Alfallah, ka bërë kërkesë në gjykatë për kujdestarinë fizike të foshnjës së tyre të porsalindur.
Dyshja, që ishin në lidhje romantike nga fillimi i vitit të kaluar, tre muaj më parë e mirëpritën në jetë një djalë të quajtur Roman por tani besohet se ata i kanë ndarë rrugët. Si pasojë, 29-vjeçarja Noor ka bërë një peticion për të përcaktuar marrëdhëniet prindërore dhe për të kërkuar kujdestarinë e plotë fizike të fëmijës, me “vizita të arsyeshme” për yllin e filmave “The Godfather”.
Në dokumentet e dorëzuara në gjykatën e Kalifornisë ajo pajtohet t’ia sigurojë aktorit 83-vjeçar kujdestarinë e përbashkët të djalit të tyre, gjë që do t’i lejonte atij të ndihmonte në marrjen e vendimeve për çështje të tilla si, trajtimi mjekësor, arsimimi dhe përcaktimi fetar për foshnjën.
Gjithashtu në dosje përfshihej edhe një deklaratë vullnetare e prejardhjes e cila u nënshkrua nga të dy, gjashtë ditë pas lindjes së djalit të tyre.
Roman lindi më 6 qershor në spitalin “Cedar’s Sinai” në Los Angeles. Ai është fëmija i katërt i aktorit. Pacino po ashtu është baba i binjakëve 22-vjeçarë, Olivia dhe Anton Pacino, të cilët i ka me ish-partneren Beverly D’Angelo si dhe një vajze 33-vjeçare të quajtur, Julie Pacino.
Pak para ardhjes në jetë të Romanit, aktori i filmit “Scent of a Woman” deklaroi se mezi pret të bëhet sërish baba dhe se fakti që po bëhet me fëmijë në moshë të shtyrë e bënë këtë përvojë edhe më të veçantë.
“Është një ndjenjë e veçantë, siç ka qenë gjithmonë kur kam kuptuar se do të bëhem baba. Është shumë speciale, më kuptoni çfarë dua të them. Unë kam shumë fëmijë, por ky i fundit është i veçantë për faktin se vjen në një moshë të shtyrë për mua”, tha aktori në një video të siguruar nga “Daily Mail”.
Edhe
E dashura 30-vjeçare e Al Pacinos tregon se si ra në dashuri me të
Pacino në një intervistë të kaluar kishte shpjeguar se e shijon rolin e prindit dhe nuk i pëlqen të mos jetë i përfshirë në jetët e fëmijëve të tij.
“Unë jam një baba përgjegjës dhe jam pjesë e jetës së tyre. Kur nuk mund të bëjë këtë shkaku u angazhimeve, mërzitem shumë. Pra, kjo është pjesë të qenit prind dhe unë marr shumë prej kësaj përvoje”, deklaroi aktori për gazetën “The New Yorker” në vitin 2014.
Përgatiti: Edona Binaku