Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

E dashura 30-vjeçare e Al Pacinos tregon se si ra në dashuri me të

Noor Alfallah, e dashura e re e aktorit të mirënjohur të Hollywoodit, Al Pacino, ka thënë se ra në dashuri me aktorin duke parë bashkë filmat e tij të vjetër.

Ajo ka folur për romancën e tyre në një intervistë për revistën Vogue Arabia dhe ka thënë se kur u takua me Pacinon ka menduar me vete duke thënë “Wow, ky është Al Pacino”.

“Al jetonte afër shtëpisë time dhe filluam të kalonim çdo ditë së bashku, duke luajtur shah dhe duke shikuar filma. Ishte sikur shkollë e filmit me Al Pacinon. Ai më tregoi filmin ‘Bobby Deerfield’ dhe tani ky është filmi im i preferuar ku luan ai”, ka thënë Noor.

Ajo më tutje ka treguar se ka ndjekur shkollën e filmin dhe se e dinte kush ishte aktori dhe punën që ai ka bërë, por asnjëherë nuk ka pasur mendime tendencioze si “ai një ditë do të jetë babai i fëmijës tim”.

“Kam shokë e shoqe që kanë nga 70 vjet, shoqëria e të cilëve më pëlqen më shumë se sa atyre që janë në moshën time”, ka thënë ylli duke treguar se asaj i kanë pëlqyer gjithmonë njerëzit më të vjetër dhe se nuk e pengon dallimi në moshë që ka Pacinon.

Noori ka thënë se për të nuk ka rëndësi mosha, por eksperienca e madhe rreth jetës që kanë personat më në moshë.

Edhe Ish e dashura e Al Pacinos kërkon kujdestarinë e foshnjës së tyre Showbiz Ish e dashura e Al Pacinos kërkon kujdestarinë e foshnjës së tyre

“Gjithmonë kam qenë kështu, nuk e di pse. Mençuria, eksperienca, e jeta që kanë jetuar, është atraktive për mua”, ka thënë ajo.

Pavarësisht se pati disa spekulime se Pacino dhe Noor janë ndarë në shtatorin e vitit të kaluar, një përfaqësues i aktorit i pati thënë revistës People se ata janë ende bashkë.

Al Pacino, 83 vjeç dhe Noor Alfallah, 30 vjeçe, për herë të parë u takuan në një darkë në Los Angeles, pasi ajo kishte filluar të punojë në industrinë e filmit në fund të vitit 2010.
Çifti filluan lidhjen romantike që nga viti 2022 dhe bashkë kanë një djalë, i cili lindi në muajin qershor të vitit 2023.

Image