Showbiz

Winona Ryder: Al Pacino më refuzoi

Winona Ryder

Winona Ryder

Aktori legjendar Al Pacino, 85 vjeç, kishte refuzuar të dilte me aktoren e njohur, Winona Ryder, kur ajo ishte e re, me arsyen se ishte “shumë e vogël për të”. Por, sipas aktores, ai më vonë u lidh me dikë që ishte edhe më e re se ajo.

Winona, e njohur për rolet e saj në filma si “Beetlejuice” dhe “Girl, Interrupted”, foli hapur për ndjenjat që kishte ndaj Pacinos gjatë bashkëpunimit të tyre në komedinë “Simone” në vitin 2002.

“Isha thellësisht e dashuruar me Al Pacinon kur po punonim bashkë. Ai ishte i fiksuar pas kafes, dhe më merrte me vete gjithandej në New York, në vendet më të çuditshme, për të provuar kafe të ndryshme. Unë isha rreth 22 vjeçe. Në fund, kur po më linte aty ku po qëndroja, i thashë: ‘Ti e di që të dua. Jam me të vërtetë e dashuruar me ty’”, ka thënë ajo në intervistë ekskluzive për revistën Elle të versionin britanik.
Por tutje ajo ka treguar se Pacino i kishte thënë thjesht: “Ah, e dashur, jo…”

Ajo shton me ironi se më pas ai u takua me të dashurën e tij të re, që ishte edhe më e re në moshë se vet Ryder.

“Pastaj, pas rreth 10 vjetësh, e takoi të dashurën e tij, që ishte më e re se unë. Unë jam duke iu hedhur në krah, ndërsa ai më refuzon! Ende luaj poker me të herë pas here. Është fantastik”, ka thënë ajo.

Në të njëjtën intervistë, aktorja ka folur edhe për një tjetër pasion, aktorin 82-vjeçar Christopher Walken.

“Më dha një pulë të pjekur, dhe unë e ruajta skeletin e pulës për një kohë të gjatë. Ende e mbaj 'wishbonen', dhe po përpiqem ta shndërroj në varëse”, ka thënë ylli.

Sot, Ryder është në një lidhje të gjatë me sipërmarrësin Scott Mackinlay Hahn, i cili punon në industrinë e modës. Ata janë njohur në premierën e filmit “Black Swan” në vitin 2010, ku, sipas saj, ai e ngatërroi me aktoren Milla Jovovich.

“M’u duk gjëja më e ëmbël në botë. Isha shumë direkte. I thashë: ‘Dëgjo, do të dalësh me mua në takim?”, ka thënë Ryder e cila ka treguar se i mori numrin e tij të telefonit dhe e kontaktoi vetë.

Çifti shpreson të martohet së shpejti.

“Ka pasur një periudhë kur po e mendoja seriozisht të kem fëmijë, por ende nuk e kisha njohur Scott-in”, ka thënë ajo.