Supermodelja e njohur botërore me origjine britanike, Kate Moss, ka mbushur 50 vjet.
Ajo e festoi dekadën e saj të pestë në hotelin “Ritz” në Paris, e veshur me një fustan me dantellë të zezë.
Burimet të afërta me modelen i kanë treguar revistës “People”, se Moss, partneri i saj Nikolai von Bismarck dhe vajza e saj Lila, pas ndejës në hotel shkuan për të darkuar bashkë me drejtoren e brendin Celine, Hedi Slimane, në restorantin “Laurent”.

Lila e cila gjithashtu është modele dhe debutoi në pasarelë në vitin 2020, u kombinua me nënën e vet duke veshur edhe ajo një fustan të zi.

Është raportuar se në darke të pranishëm ishin 40 mysafirë.
Para ditëlindjes së saj jubilare, modelja kishte folur për revistën “The Times” gjatë shtatorit të vitit të kaluar.
“Jo. Nuk po mendoj për këtë. Nuk ndihem 50 vjeçe”, kishte thënë Moss.
Moss ka karrierë të bujshme si supermodele, e cila përveç që parakaloi në pasarelat më të famshme botërore, ka qenë edhe ambasadore e brendeve si “Chanel”, “Louis Vuitton”, “Burberry”, “Calvin Klein” e “Alexander McQueen”.
Në të njëjtën ditë me Moss, ditëlindjen e ka edhe mamaja e këngëtares me famë botërore, me rrënjë shqiptare, Rita Ora. Vera Ora, që u bë 60 vjeç, e ka uruar Mossin për ditëlindje pasi modelja është një nga shoqet më të afërta të së bijës.

