Një kompani produksioni po ofron një serial për ikonën e modës, për ta lidhur atë me 35-vjetorin e reklamave të saj të famshme të vitit 1992 për Calvin Klein. Sipas burimeve, një platformë globale transmetimi është e interesuar, pasi ka bashkëpunuar më parë në dokumentarë për emra si Kylie Minogue, si edhe David Beckham dhe Victoria Beckham.
“Megjithëse ajo njihet për qasjen e saj ndaj jetës ‘Mos u anko kurrë, mos shpjego kurrë’, ka shenja që tani mund të jetë e gatshme të flasë për jetën e saj në një mënyrë që nuk e ka bërë kurrë më parë. Të bindësh Katen të marrë pjesë do të bënte një ndryshim të madh për platformat transmetuese dhe ndoshta do të nxiste një garë ofertash, nëse projekti do të realizohej”, ka thënë një burim për “The Sun”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, burimi theksoi se a mund të pranojë Kate apo jo, mund të varet nga interesimi fillestar i një platforme si Netflix.
“Ka vullnet nga producentët, madje janë të interesuar shumë të gjejnë një mënyrë për ta realizuar këtë. Ata shpresojnë që fakti se emra si David Beckham, Kylie, Victoria Beckham dhe Gordon Ramsay po realizojnë autobiografi të mëdha televizive, do ta bindë edhe atë”, ka thënë i njëjti burim.
Më herët këtë vit, vajza e Kate, Lila Moss, i bëri një dedikim prekës nënës së saj të famshme në ditëlindjen e saj të 52-të, më 16 janar.
Lila publikoi një foto të vjetër ku shihej e vogël së bashku me Kate në kopsht.
“Gëzuar ditëlindjen mami!!! Të dua më shumë se gjithçka”, ka shkruar ajo në dedikimin e saj.
Kate ishte një nga fytyrat më të njohura të viteve 1990, duke ecur në pasarela të sfilatave prestigjioze dhe duke zbukuruar kopertinat e revistave, por ajo nuk ka qenë gjithmonë e vërtetë me veten.
E pyetur në vitin 2022 nëse kishte qenë ndonjëherë vetvetja, Kate i tha gazetës Evening Standard: “Jo. Por tani jam. Tani unë kam kontrollin e karrierës sime. Më lejohet të kem një mendim. Dikur nuk e dija çfarë po fotografonim derisa mbërrija në set. Tani e di saktësisht çfarë po bëj kur paraqitem atë ditë. E di kush merret me flokët dhe grimin, dhe me kë po punoj.”