Është realizuar një vazhdim i ri i filmit të vitit 1997, “I Know What You Did Last Summer” dhe atij pasardhës të vitit 1998, “I Still Know What You Did Last Summer”. Projekti i ardhshëm vjen me regji të Jennifer Kaytin Robinsonit.
Jennifer Love Hewitt, e cila e portretizoi heroinën Julie James në dy filmat e parë dhe, Freddie Prinze Jr., i cili ishte i dashuri i Juliet, Ray Bronson, në ata filma, do të ripërsërisin rolet e tyre dhe njëkohësisht do të përballen me një vrasës të ri.
Kur pesë miq pa dashje shkaktojnë një aksident vdekjeprurës me makinë, ata e mbulojnë përfshirjen e tyre dhe bëjnë një pakt për ta mbajtur sekret, në vend që të përballen me pasojat. Një vit më vonë, e kaluara e tyre kthehet për t'i përndjekur dhe ata detyrohen të përballen me një të vërtetë të tmerrshme. Dikush e di se çfarë u ka ndodhur atyre verën e kaluar dhe është i vendosur për hakmarrje.
Krahas yjeve Love Hewitt dhe Prinze Jr., pjesë e kastës së aktorëve janë edhe: Madelyn Cline, Chase Sui Wonders, Jonah Hauer-King, Tyriq Withers, Sarah Pidgeon, Billy Campbell, Austin Nichols dhe Lola.
“I Know What You Did Last Summer” lansohet nëpër kinema më 18 korrik.