Janë publikuar pamjet e para të filmit të ri të aktorëve yje, Riz Ahmed dhe Lily James.
Dyshja e njohur e Hollywoodit vjen me role protagoniste në trilerin e titulluar “Relay”, i cili vjen me regji të David Mackenzie dhe skenar të shkruar nga Justin Piasecki.
Riz luan rolin e një ndërmjetësi të klasit botëror, i cili specializohet në aranzhimin e pagesave me shifra të larta mes korporatave të korruptuara dhe individëve që kërcënojnë rrënimin e tyre. Ai e mban identitetin e tij sekret përmes një planifikimi të përpiktë dhe gjithmonë ndjek një sërë rregullash të sakta. Por kur një ditë mbërrin një mesazh nga një kliente potenciale (e portretizuar nga aktorja James), e cila ka nevojë për mbrojtjen e tij për të qëndruar gjallë, rregullat fillojnë të ndryshojnë shpejt.
Në film po ashtu luajnë aktorët Sam Worthington, Willa Fitzgerald, Matthew Maher dhe Victor Garber.
“Relay” do të jetë në dispozicionin e publikut mbarë botëror nga 22 gushti i këtij viti.
-
“By any Means” sjell në ekran një komplot që sfidon drejtësinë
-
“The Invite”, komedia që sfidon pritshmëritë me kthesa të papritura
-
Channing Tatum dhe Jonah Hill pritet të ribashkohen për filmin e ri “24 Jump Street”
-
Jennifer Lopez u kthehet filmave romantikë me “Office Romance”
-
Billie Eilish vendos Manchesterin në qendër të filmit të ri 3D