Showbiz

“Caught Stealing” bën bashkë në ekran yjet, Butler dhe Kravitz

Austin Butler dhe Zoë Kravitz

Austin Butler dhe Zoë Kravitz e gjejnë veten duke u future në telashe të rrezikshme e filmin e tyre të ardhshëm të titulluar, “Caught Stealing”. Projekti i zhanrit triler kriminalistik vjen i realizuar nga “Sony Pictures” dhe me regji të Darren Aronofskyt, kurse skenarin e tij e ka shkruar Charlie Huston, bazuar në librat e tij.

Ylli hollywoodian, Butler, e luan rolin e Hank Thompson, një ish-lojtar bejsbolli i cili papritur e gjen veten të përfshirë në një luftë të rrezikshme për mbijetesë mes krimit të qytetit të Nju Jorkut të viteve ‘90, i detyruar të lundrojë në një botë të fshehtë, të pabesë, që nuk e kishte imagjinuar kurrë. Kravitz e portretizon të dashurën e tij, Yvonne.

Me role në film vijnë edhe aktorët, Bad Bunny, Matt Smith, Regina King, Vincent D’Onofrio, Liev Schreibe, Griffin Dunne dhe artisti me prejardhje shqiptare, Action Bronson.

“Caught Stealing” fillon së shfaquri nëpër kinema më 29 gusht.