Showbiz

Hulk Hogan në testament kishte caktuar të birin si përfitues të pasurisë së tij

Hulk dhe Nick Hogan

Hulk dhe Nick Hogan

Foto: Associated Press

Legjenda e WWE-së, Hulk Hogan, i cili ka vdekur në muajin korrik në moshën 75-vjeçare, në testament e ka caktuar vetëm djalin e tij si përfitues të pasurisë.

Nick Hogan, 35 vjeç ka bërë të ditur se babai i tij i ka lënë trashëgimi 5 milionë dollarë amerikanë, ndërkohë që vajza e Hulkut, Brooke Hogan, nuk është e listuar si përfituese në testament, ka raportuar US Weekly.

Sipas këtij mediumi, Nick, të martën ka dorëzuar kërkesën, që përveç një burri që quhet Terry McCoy, të emërohet zyrtarisht edhe ai bashkëpërfaqësues i pasurisë së babait të tij.

Në dokumente thuhet se aktori testamentin e ka shkruar në vitin 2016 para se të bënte përmirësime në vitet 2017, pastaj në vitet 2021 dhe  2022 si dhe në fund në muajin korrik të vitit 2023.

Ndërkohë që Nick, është emëruar si trashëgimtari i vetëm, Hulk kishte kërkuar që e bashkëshortja e tij, të njihet si “bashkëshortja e mbijetuar”, që ligjërisht njihet se bashkëshortja trashëgimtare.

Ylli ka lënë 799 mijë dollarë dhe 200 mijë dollarë në kriptovaluta, te drejtat autoriale të tij që vlerësohen 4 milionë dollarë, si dhe një vlerë të panjohur parash për padi të mundshme për neglizhencë mjekësore.

TMZ pati raportuar se Sky po planifikonte padi për neglizhencë mjekësore kundër doktorëve të Hulkut, sepse ajo beson se ndërhyrja që ai ka bërë në qafë në muajin maj nuk është kryer si duhet.

Hulk ka pasur nën pronësi dy shtëpi të ndara në afërsi të njëra-tjetrës në Floridë, të cilat vlerësohen 11 milionë dollarë, por nuk janë listuar në testament, ndoshta për shkak se mund të mos jenë të regjistruara drejtpërdrejt në emrin e tij, por të jenë vendosur në një trust ose në një kompani private.

TMZ ka shkruar se Nick ka kërkuar të emërohet zyrtarisht trashëgimtar, sepse duhej të caktohej një kujdestar i pasurisë, për të cilin ai propozoi Terryn, pasi kishte ngritur padi kundër mikut të dikurshëm të të atit, Bubba “the Love Sponge”, për të ndaluar publikimin e dokumentarit të tij “Video Killed The Radio Star: Historia e pathënë e skandalit të videos seksuale të Hulk Hoganit”.

Gjykata e ka refuzuar kërkesën e tij.

Për më tepër, Nick e ka paditur Bubban për dëm të paspecifikuar si dhe për ndalim të publikimit të dokumentarit, ndërkohë që Bubba ka insistuar se nuk duhet të paditet.

Ndërkohë, vajza e Hulkut, Booke, në vitin 2023 pati kërkuar vetë që të largohet nga testamenti, duke thënë se frikësohej se mos do të hynte telashe pas vdekjes së tij.