Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Nick Reiner akuzohet ishte fshehur dhe po priste prindërit e tij për t’i sulmuar para se t’i vriste

Nick Reiner

Nick Reiner

Foto: Associated Press

Një juri e madhe në Los Angeles ka ngritur akuza për vrasje ndaj Nick Reiner, djalit të regjisorit dhe aktorit të njohur Rob Reiner, dhe gruas së tij, Michele Singer Reiner, ka shkruar agjencia e lajmeve Associated Press.

Sipas aktakuzës së re, Nick Reiner dyshohet se “ishte fshehur dhe po priste” prindërit e tij për t’i sulmuar, një element që prokuroria e konsideron si dëshmi të planifikimit paraprak të vrasjes.

Rob dhe Michele Reiner u gjetën të vrarë me thikë në shtëpinë e tyre në lagjen Brentwood të Los Angelesit më 14 dhjetor 2025. Nick, 32 vjeç, u arrestua disa orë më vonë. Ai është deklaruar i pafajshëm.

Aktakuza u ngrit më 20 korrik në mënyrë konfidenciale dhe u bë publike të mërkurën.

Nëse gjykata e shpall fajtor dhe pranohet edhe akuza se ai i kishte pritur viktimat për t’i zënë në befasi, kjo mund ta bëjë atë të përballet edhe me dënimin me vdekje. Prokuroria, megjithatë, nuk ka vendosur ende nëse do ta kërkojë këtë dënim.

Edhe Nick Reiner, që vrau prindërit, kërkon paratë që ia lanë ata për t’u mbrojtur në gjyq Showbiz Nick Reiner, që vrau prindërit, kërkon paratë që ia lanë ata për t’u mbrojtur në gjyq

“Kjo ishte një tradhti e thellë ndaj njerëzve që e donin dhe i besonin personit që tani akuzohet për vrasjen e tyre. Shpresojmë që aktakuza të na afrojë një hap më pranë gjyqit dhe drejtësisë”, ka thënë prokurori i qarkut të Los Angelesit, Nathan Hochman.

Aktakuza e bërë publike nuk jep shumë detaje të reja dhe motivi i dyshuar mbetet i panjohur. Dokumenti përmend gjithashtu përdorimin e një arme vdekjeprurëse, konkretisht një thike, çka mund të ndikojë në dënimin e mundshëm.

Nick Reiner po kërkon gjithashtu qasje në një fond të krijuar nga prindërit e tij. Sipas dokumenteve gjyqësore, fondi ka të paktën 1.5 milionë dollarë dhe ai pretendon se i nevojiten paratë për mbrojtjen ligjore.

Ai dëshiron gjithashtu të rikthejë avokatin e njohur penal Alan Jackson, i cili e kishte përfaqësuar fillimisht.

Rob Reiner ishte një nga figurat më të njohura të Hollywoodit, fillimisht si aktor dhe më pas si regjisor. Ai u bë i famshëm në serialin “All in the Family” dhe më vonë drejtoi filma klasikë si “This Is Spinal Tap”, “Stand by Me”, “A Few Good Men” dhe “When Harry Met Sally”.

Rob dhe Michele Reiner ishin të martuar për 36 vjet dhe kishin tre fëmijë. Nick ishte djali i tyre i dytë.

Edhe Nick Reiner, akuzohet për vrasjen e prindërve Rob dhe Michelle Showbiz Nick Reiner, akuzohet për vrasjen e prindërve Rob dhe Michelle
Rob dhe Michelle Reiner. Fotografi nga Associated Press

Nick dhe babai i tij bashkëpunuan edhe në filmin “Being Charlie” të vitit 2015, i cili u frymëzua pjesërisht nga problemet e Nickut gjatë adoleshencës.

Vëllai i tij i madh, Jake Reiner, e ka përshkruar humbjen e prindërve dhe përfshirjen e vëllait në çështje si “një makth të gjallë”, që është “shumë i dhimbshëm për t’u përballuar”.