Në dokumente të reja gjyqësore, Nick Reiner, ka akuzuar vëllezërit dhe motrën e tij se janë tërhequr nga një marrëveshje për të mbuluar shpenzimet e tij ligjore në lidhje me gjyqin ku ai akuzohet për vrasjen e prindërve të tij, regjisorit Rob Reiner dhe producentes Michelle Singer Reiner, ka shkruar People.
32-vjeçari, i cili ka deklaruar se nuk është fajtor për vrasjen e prindërve të tij në muajin dhjetor të vitit 2025, ka paraqitur një kërkesë gjyqësore për të pasur qasje në një fond prej 1.5 milion dollarësh të krijuar nga prindërit e tij.
Ai pretendon se dëshiron t’i përdorë këto para për të ripunësuar avokatin Alan Jackson, i cili më herët e kishte përfaqësuar, por u tërhoq pasi, sipas dokumenteve, financimi nga vëllezërit dhe motra e tij nuk u realizua.
Sipas deklarimeve të avokatit, anëtarët e familjes kishin rënë dakord fillimisht të mbulonin shpenzimet ligjore si palë të treta dhe kishin dhënë garanci se pagesat do të kryheshin.
Megjithatë, më vonë një përfaqësues i familjes ka njoftuar se financimi nuk do të vazhdonte, gjë që çoi në tërheqjen e avokatit nga rasti.
Aktualisht, Nick Reiner po përfaqësohet nga një avokate publike, ndërsa kërkesa e tij për qasje në fondin familjar ende po shqyrtohet nga gjykata.
-
Nick Reiner, që vrau prindërit, kërkon paratë që ia lanë ata për t’u mbrojtur në gjyq
-
Nick Reiner akuzohet ishte fshehur dhe po priste prindërit e tij për t’i sulmuar para se t’i vriste
-
Shtyhet deri në shtator gjyqi për Nick Reinerin, i akuzuar për vrasjen e prindërve
-
Nick Reiner deklarohet i pafajshëm për akuzën për vrasjen e prindërve
-
Nick Reiner, akuzohet për vrasjen e prindërve Rob dhe Michelle