Kitarat e Eddie Van Helenit, Eric Claptonit e Aerosmithit, kujtimet e nënshkruara nga “The Beatles” dhe disa fije floku të Kurt Cobain, do të jenë në mesin e gjërave që do të vihen në një ankand online të rock’n rollit, e i cili pritet të përfundojë brenda disa javësh.
Gjashtë fije floku të ikonës së rokut, vokalistiti të “Nirvanas”, do të jenë pjesë e ankandit, e po ashtu një kitarë e rrallë e grupit, e nënshkruar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFlokët e Kurt Cobain ishin prerë nga një shok i tij në vitin 1989, ndërkohë që oferta minimale për to do të jetë 2,500 dollarë.
Një kitarë të cilën Cobain e kishte përdorur gjatë një paraqitjeje “Unplugged” për MTV-në, ishte shitur më parë për 6 milionë dollarë.
Ankandi i cili këtë radhë përmban edhe flokët e Cobain, do të mbyllet të shtunën, më 15 maj, derisa një pjesë e të ardhurave që do të sjellë ai, do t’i ndahen një fondi që ndihmon muzikën.