Fije flokësh të presidentit amerikan Abraham Lincoln, të kapura me një lidhëse, pritet të dalin në shitje përmes ankandit.
Flokët që i janë prerë në natën e vrasjes së tij në vitin 1865, pritet të shiten online nga ankandi me bazë në Boston.
Fijet e gjata deri në 5 centimetra i janë hequr nga koka kur po bëhej obduksioni i trupit të tij pas vrasjes në një teatër të Washingtonit, transmeton KOHA.
Shtëpia e ankandeve ka bërë të ditur se fijet e flokut ia ka dhuruar një kushëri i Mary Todd Lincolnit të vesë së presidentit.
Kushëriri i saj, doktori Lyman Beecher Todd, ishte përkrah presidentit në orët e tij të fundit të jetës.
Ani pse janë në ankand, shtëpia nuk ka bërë të ditur se cili është çmimi fillestar i fijeve të flokut të presidentit amerikan.
