E veçanta është që janë të ndryshme dhe kësisoj mund të mësosh shumë gjëra dhe vetëm në një tekst.
- Fotografia e fundit e bërë e John Lennonit, ndërsa ishte gjallë, kishte vrasësin e tij brenda kornizës.
-Ndërsa Apple po ndërtonte një qendër të madhe të dhënash në mes të Karolinës së Veriut, kompania donte që qendra të ndërtohej në tokën e një çifti që kishte jetuar aty për 34 vjet. Kur çifti refuzoi të largohej, Apple u pagoi atyre 1.7 milionë dollarë për tokën.
-Popullsia më e madhe japoneze jashtë Japonisë është në Brazil, rreth 1.6 milionë.
-Saint Lucia është i vetmi shtet në botë i emëruar sipas një gruaje. Vendi u emërua sipas Shën Luçisë së Sirakuzës nga francezët.
-Në vitin 2009, Stephen Hawking organizoi një pritje për udhëtarët në kohë, por nuk e bëri publike deri më pas. Në këtë mënyrë, vetëm ata që mund të udhëtonin në kohë do të mund të merrnin pjesë. Askush nuk mori pjesë.
-Abraham Lincoln i donte aq shumë macet sa e lejoi një herë njërën prej tyre të hante nga tavolina gjatë një darke zyrtare në Shtëpinë e Bardhë.
-Mbi 290 njerëz kanë humbur jetën duke u ngjitur në malin Everest që nga viti 1922, që është maja më e lartë në botë (8848 metra). Shumica e vdekjeve ndodhin për shkak të ortekëve dhe jo të gjitha trupat janë gjetur.
-Harqet e violinës zakonisht bëhen nga qime kali.
-Kur minjtë jetojnë në natyrë, zakonisht jetojnë vetëm rreth gjashtë muaj. Kjo ndodh kryesisht sepse ata janë burim ushqimi për kafshë të tjera. Megjithatë, në një mjedis të kontrolluar, si kafshë shtëpiake, ata mund të jetojnë deri në dy vjet.
-Kur qentë lindin për herë të parë, ata janë plotësisht të verbër dhe nuk dëgjojnë asgjë. Shqisa e parë që zhvillohet tek ata është shqisa e prekjes.
-Era karakteristike e shiut vjen nga vajrat e bimëve, bakteret dhe ozoni.
-Mona Lisa u vodh nga Muzeu Louvre në vitin 1911, dhe kjo tërhoqi më shumë vizitorë për të parë vendin bosh sesa vetë pikturën.
-Dita pas Falënderimeve quhet “Brown Friday” nga hidraulikët në Amerikë, sepse është dita më e ngarkuar e vitit për ta.
-IKEA është një akronim që qëndron për Ingvar Kamprad Elmtaryd Agunnaryd, që janë emri i themeluesit, ferma ku u rrit dhe qyteti i tij i lindjes.
-Kandilat e detit konsiderohen biologjikisht të pavdekshëm. Ata nuk plaken dhe nuk do të vdesin kurrë, përveç rasteve kur vriten.
-Antarktida është i vetmi kontinent ku nuk jetojnë breshkat.
-Grimi është përdorur nga gratë që para kohës së Kleopatrës. Ato përdornin manaferra dhe fruta të tjera për t’i dhënë ngjyrë fytyrës.
-Zemra e gjirafës pompon gjakun dy herë më fort se zemra e një lope, në mënyrë që gjaku të arrijë në tru.
Nga historia, natyra dhe shkenca e deri te njerëzit dhe kafshët, këto fakte të rastësishme tregojnë sa e çuditshme dhe mahnitëse është bota jonë.